Tetova proteston: Ivanovi e ka turpëruar institucionin 'Kryetar'
Maqedonia nuk ndalet! Tetova nuk ndalet!, tha Lëvizja "Protestoj" në thirrjen e saj për protestë të paralajmëruar për sot në ora 19:30 para Gjykatës Themelore-Tetovë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
"Institucioni 'President' në Republikën e Maqedonisë ka kohë që ka degraduar, e turpëruar dhe e shkelur nga ana e mbajtësit të paligjshëm-Gjorge Ivanov. Kryetar, drejtësia selektive është padrejtësi! Ne vazhdojmë të protestojmë, ne kërkojmë shtet ligjor, ne kërkojmë shtet të lirë, kërkojmë vend social dhe ekonomikisht të qëndrueshëm, kërkojmë shtet me vlera dhe që konsiderohet vend i respektuar në sytë e publikut botëror. Ne kërkojmë shtet normal", porositën 'Tetova Proteston'. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























