LAJMI I FUNDIT:

Tetë veturat më të shpejta në botë, njëra mban rekordin për shpejtësinë maksimale prej 531 kilometër në orë

Tetë veturat më të shpejta në botë, njëra mban rekordin për shpejtësinë maksimale prej 531 kilometër në orë

Kur mendojmë se çfarë quajmë makinë vërtetë të dobishme, shpejtësia që arrin automjeti nga pika 0 në 96 kilometër në orë nuk është faktori më i rëndësishëm.

Por, asgjë nuk e ndez imagjinatën më shumë se shpejtësia maksimale që arrin një automjet. Duhet zgjuarsi, teknologji dhe dizajn për ta bërë këtë, transmeton Telegrafi.

Të lëvizësh me shpejtësi nuk është vetëm një çështje e ndërtimit të një motori më të madh. Rekord-thyesit botërorë duhet të “ngjeshin” një motor të vogël por të fuqishëm nën një trup shumë aerodinamik për të përdorur gjithë atë fuqi.

Në listën e mëposhtme janë tetë veturat që kanë arritur shpejtësitë maksimale më të larta në botë, automjete që duken më shumë si anije kozmike ose aeroplanë luftarakë se sa automjete pasagjerësh.

Dhe kjo nuk është e gjitha për shfaqje. Shpejtësitë e pabesueshme kërkojnë shumë forcë ajrore aerodinamike, në mënyrë që të mos fluturojnë (me kuptimin e plotë të fjalës), që do të thotë se inxhinierët duhet të jenë krijues me modelet e tyre.

Motorët e tyre janë gjithashtu mrekulli të teknologjisë.

8-Koenigsegg Agera RS: 447 kmh

Agera RS mbajti rekordin për makinën më të shpejtë në botë për një kohë, pasi kishte një shpejtësi mesatare prej 447 kilometrave në orë në nëntor 2017.

Megjithatë, ende mban rekordin për shpejtësinë maksimale si një makinë që operon në rrugë publike.

Agera RS nuk është aspak e dobët, motori 5-litra V8 pompon 960 kuaj fuqi.

7- Czinger 21C: 452 kmh

Modeli 21C i printuar në 3D i Czinger me bazë në Los Angeles ka një shpejtësi maksimale prej 452 kilometër në orë.

Grupi i tij i fuqisë është hibrid benzinë-elektrik. I pajisur me një motor 2.88 litër turbo të dyfishtë V8 që fuqizon rrotat e pasme dhe dy motorë elektrikë që drejtojnë pjesën e përparme, për një fuqi të kombinuar prej 1,250 kuaj fuqi.

6- SSC Tuatara: 474 kmh

Kjo hiper-makinë e prodhuar në Amerikë ka një motor 5.9 litër V8. Ashtu si shumica e makinave në këtë listë, është me dy turbo dhe ka shkallë të ndryshme fuqie në varësi të llojit të karburantit në rezervuar: benzina 91-oktane jep 1,350 kuaj fuqi, ndërsa karburanti E85 do të nxjerrë 1,750 kuaj fuqi.

Vetura kishte arritur një shpejtësi maksimale prej 474 kilometrave në orë.

5-Hennesey Venom F5 Revolution Roadster: 482 (kmh) e më shumë

Me një shpejtësi maksimale të vlerësuar prej 482 kilometrave në orë, tani po hyjmë në epokën e re të hipermakinave ose ultramakinave ose edhe të megamakinave.

Hennesey Venom F5 Revolution Roadster i ndërtuar nga Teksasi, pa çati, mund t’ju bëjë ta humbni kapelën tuaj derisa lëvizni me të me një shpejtësi 482 kmh.

Me një trup me fibër karboni dhe një motor turbo të dyfishtë V8 6.6 litra, Venom F5 nxjerr 1,817 kuaj fuqi.

4-Bugatti Chiron Super Sport 300+: 489 kmh

Franca mund të mos jetë vendi i parë që mund t’u vijë në mendje kur mendoni për makinat më të shpejta në botë, por Bugatti Chiron Super Sport 300+ ka arritur një shpejtësi 489 kilometër në orë.

Motori i tij 8-litërsh W16 ka katër turbongarkues dhe një sistem ndërftohës ajër-ujë që nxjerr 1,600 kuaj fuqi përmes një kuti ingranazhi me shtatë shpejtësi.

3- SP Automative Chaos: 498 kmh

Greqia është ndoshta vendi edhe më i pamundur kur mendojmë për një hipermakinë në krahasim me Francës, por ky automjet e dëshmon të kundërtën.

Me 3,065 kuaj fuqi, SP Automative Chaos mund të arrijë shpejtësi maksimale 498 kilometër në orë.

2-Hennesey Venom F5 Coupe: 500 kmh

Duke qenë më i shpejtë se Hennesey Venom F5 Revolution Roadster, versioni Coupe i kompanisë ka një shasi më të ngurtë, falë pranisë së një çatie.

Vjen nga fabrika me të njëjtin motor, megjithatë është një nga makinat më të shpejta në botë. Automjeti arrin një shpejtësi maksimale prej 500 kilometrave në orë.

1-Koenigsegg Jesko Absolut: 531 kilometër në orë

Ky përbindësh suedez është ndërtuar për të ecur më shpejt se çdo gjë tjetër.

Motori i tij 5-litërsh ushqehet nga dy turbombushës qeramike me kushineta, që prodhojnë 1,600 kuaj fuqi me E85 dhe 1280 kuaj fuqi me benzinë.

Ky automjet arrin një shpejtësi maksimale prej 531 kilometër në orë. /Telegrafi/

Përgatiti: Arigona Bytyçi 


Në trend Auto

Më shumë
A e dini se për çfarë shërben tapa e derës së veturës, e cila është shumë e rëndësishme?

A e dini se për çfarë shërben tapa e derës së veturës, e cila është shumë e rëndësishme?

Auto
Mercedes po ndryshon dizajnin - shikoni se si do të duket modeli i ri

Mercedes po ndryshon dizajnin - shikoni se si do të duket modeli i ri

Koncepte
Fillon shitja e Golfit të ri, ja çfarë ofron

Fillon shitja e Golfit të ri, ja çfarë ofron

Auto
Volkswagen ishte marka më e shitur në Evropë në vitin 2023

Volkswagen ishte marka më e shitur në Evropë në vitin 2023

Auto
Po vijnë semaforët me një ngjyrë tjetër, me ndihmën e inteligjencës artificiale shkencëtarët zbulojnë metodën si të reduktojnë bllokimet dhe konsumin e karburantit

Po vijnë semaforët me një ngjyrë tjetër, me ndihmën e inteligjencës artificiale shkencëtarët zbulojnë metodën si të reduktojnë bllokimet dhe konsumin e karburantit

Auto
Historia e ideatorit nga Kosova, Qëndrim Thaçi që prodhoi super-makinën shqiptare që do të konkurrojë me Lamborghinin e Ferrarin

Historia e ideatorit nga Kosova, Qëndrim Thaçi që prodhoi super-makinën shqiptare që do të konkurrojë me Lamborghinin e Ferrarin

Auto
Kalo në kategori