LAJMI I FUNDIT:

Tetë të vrarë dhe 17 të plagosur në një sulm masiv me thikë në Kinën lindore

Tetë të vrarë dhe 17 të plagosur në një sulm masiv me thikë në Kinën lindore

Tetë persona u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën në një sulm me thikë në një kampus kolegji në qytetin lindor kinez të Yixing, ka njoftuar policia.

“Më 16 nëntor 2024, një incident me thikë që rezultoi në viktima ndodhi në Institutin Profesional të Arteve dhe Teknologjisë Wuxi në qytetin Yixing, duke shkaktuar 8 të vdekur dhe duke plagosur 17 të tjerë, i dyshuari u kap në vendngjarje”, thuhet në deklaratën e policisë.

Deklarata thoshte se i dyshuari ishte i sapodiplomuar dhe ishte i motivuar nga “dështimi në një provim”.


Megjithatë, hetimet vazhdojnë, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, sulmi është incidenti i fundit me viktima që ka goditur Kinën.

Të hënën e kaluar, 35 persona u vranë pasi një veturë përplasi këmbësorët në qytetin jugor kinez të Zhuhai, duke plagosur mbi 40 persona.

Në tetor, policia arrestoi një 50-vjeçar pas një sulmi me thikë pranë një shkolle fillore në Pekin, nga i cili mbetën të plagosur pesë persona, përfshirë tre fëmijë.

Në shtator, tre persona u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën në një sulm me thikë në një dyqan në periferi të Shangait.

Gjithashtu në shtator, një autobus u përplas me një turmë nxënësish dhe prindërish jashtë një shkolle në qytetin Tai’an në provincën Shandong, duke vrarë 11 persona dhe duke plagosur 13 të tjerë.

Autoritetet kineze nuk zbuluan nëse ishte aksidentale apo e qëllimshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Botë
Kalo në kategori