LAJMI I FUNDIT:

Tetë të vdekur nga shembja e çatisë së stacionit hekurudhor në Serbi

Tetë të vdekur nga shembja e çatisë së stacionit hekurudhor në Serbi

Tetë persona u vranë dhe dy u shtruan në spital kur u shemb çatia e një stacioni hekurudhor në qytetin serb të Novi Sadit, ka njoftuar Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, në një deklaratë televizive.

Stacionet televizive lokale treguan shërbimet e urgjencës në vendngjarje, duke përfshirë personelin mjekësor që po përgatiste barela aty pranë.

Bëhet e ditur se para stacionit ishin vendosur edhe dy fadroma të mëdhenj për heqjen e rrënojave, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.


“Është një operacion jashtëzakonisht i vështirë shpëtimi që do të zgjasë edhe për disa orë. Kemi rreth 80 shpëtimtarë nga disa qytete që punojnë dhe makineri të rënda”, tha Daçiq, duke shtuar se dy persona të tjerë ishin ende nën rrënoja, por të gjallë.

Ndërkohë, mediat lokale thanë se dhjetëra persona janë lënduar.

Ndryshe, zyra e kryebashkiakut në qytet e pranoi incidentin, por nuk tha se sa të lënduar janë.

Nisjet e trenave u ndaluan nga stacioni rreth 70 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Beograd. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Evropa
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet,

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Turqia
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori