Para se t’ju mbulojnë djersët e ftohta, lexoni këtë tekst

Të dashuruarit mund të ndodhë papritur. Hovi i papritur i joshjes, por edhe obsesioni shkojnë bashkë.

Mbase e bija ju ka treguar pas pesë vjetësh, mbase edhe shumë më vonë, vitet nuk kanë rëndësi, por me rëndësi është mënyra në të cilën do të përballeni ndaj ndjenjave të saj, transmeton Telegrafi.

1. Buzëqeshni asaj

Dëgjoni se çfarë ka për t’ju treguar, ofroni mbështetje dhe ndani disa nga ndjenjat të cilat i keni pasur edhe ju kur jeni dashuruar për herë të parë. Jini realist ndaj saj, sepse kështu do t’i ndihmoni.

Reklama

2. Inkurajojeni që të vazhdojë të merret me të gjitha gjërat me të cilat është marrë edhe para se ka ndodhur dashuria

Reklama

Kjo është koha e saj e jetës dhe e avancimit dhe e zhvillimit të talentit dhe të shkathtësive të cilat do t’i ndihmojnë që të ketë jetë të suksesshme.

3. Lejoni që të njohë mirë simpatinë e saj

Është krejtësisht në rregull që të kalojë kohë me personin i cili i pëlqen. Inkurajojeni që të dashurin ta sjellë në një vizitë në mënyrë që edhe ju ta njihni më mirë.

4. Rekomandoni gjërat të cilat mund t’i bëjnë bashkërisht

Reklama

Disa gjëra do ta inkurajojnë, disa do t’i bëjë vetë, nuk ia vlen që vetëm të vështroni se si ajo ndihet.

5. Inkurajojeni që të mos nxitohet në romancë

Le ta njohë njëherë, le t’i njohë miqtë e tij, shprehitë e tij, vlerat…

Reklama

6. Këshillojeni të ruhet nga mashtrimi

Nuk është e thënë të jetë detektive, vetëm le të jetë e kujdesshme. Njerëzit nuk janë gjithmonë të tillë ashtu siç prezantohen.

7. Nëse shpesh dashurohet, inkurajojeni të vazhdojë tutje – çfarëdo që për të të jetë e kuptueshme

Kujdesuni që ta kuptojë që hovi i parë i magjepsjes është biologjik dhe se ai fillim zjarri shumë shpejt do të shuhet. Dhe vetëm atëherë mbetet ajo që mund ta quajmë joshje e vërtetë, ndarje e vlerave, qëllimeve dhe dëshirave. Nëse është rasti i këtillë, inkurajojeni që të vazhdojë me gjithë afshin, argëtimin dhe planifikimin që i nënkupton dashuria.

Reklama

8. Nëse nuk është e sigurt në ndjenjat e veta apo mendon që diçka nuk shkon siç duhet, inkurajojeni që të ndërmarrë diçka për ta ndërprerë këtë lidhje

Reklama

Nëse bash në fillim disa gjëra nuk shkojnë siç duhet, atëherë ekziston siguria e madhe që më vonë shumë të tjera të cilat janë shumë më të rëndësishme, gjithashtu nuk do të shkojnë ashtu siç duhet. /Telegrafi/