LAJMI I FUNDIT:

Tetë gjëra të cilat çdo mashkull duhet t’i ketë në veturë

Tetë gjëra të cilat çdo mashkull duhet t’i ketë në veturë

Kurrë nuk i dihet kur do t’ju duhen disa nga këto gjëra, andaj është mirë që t’i siguroni me kohë.

Supozojmë që në veturën tuaj me siguri keni kutinë e ndihmës së parë apo kompletin e veglave, transmeton Telegrafi. Mirëpo cilat gjëra vërtet do t’ju nevojiten në ndonjë moment, që do të jetë mirë me kohë t’i siguroni?


Po ju tregojmë 8 gjërat të cilat çdo mashkull do të duhej t’i ketë në veturën e vet:

ELIMINUESIN E NJOLLAVE
Mbase ju duket që kjo është gjëja e fundit të cilën do të duhej ta kishit në veturë, mirëpo mendoni për situatën e këtillë: keni derdhur kafenë në rrobat e reja, ndërkaq jeni duke shkuar në takim afarist apo jeni duke shkuar në ndonjë ndejë? Me atë rast, më mirë është të keni eliminuesin e njollave dhe ta zgjidhni menjëherë problemin.

RRIP LËKURE
Mbase tingëllon e çuditshme, mirëpo gjithmonë mbani rripin rezervë në veturë. Shpesh mund të ndodhë që të harroni rripin apo t’ju këputet ai të cilin e bartni, andaj rripi i zi apo i kafenjtë janë zgjidhja më e mirë.

DEODORANS
Kjo është njëra ndër gjërat më të rëndësishme të cilën duhet gjithmonë ta keni në veturë. Në ditët kur ngutemi dhe nuk kemi kohë të mjaftueshme për t’u rregulluar, deodoransi i mirë apo antiperspiranti do të na freskojë dhe mbrojë nga aromat e pakëndshme edhe deri në 48 orë.

XHEL PËR FLOKËT
Është shumë mirë nëse adhuroni të hapni xhamin dhe të vozisni veturën, mirëpo mos u befasoni nëse frizura e re ju prishet nga ajri. Mirëpo, nëse në veturë keni xhel për flokë, në shpejtësi mund t’ua ktheni shkëlqimin flokëve dhe të bëni frizurë të përsosur.

PARFUM
Parfumin gjithmonë duhet ta keni me vete, aq më parë nëse udhëtoni me veturë. Kurrë nuk dihet se a do t’ju nevojitet ndonjë aksion dashuror në ulësen e pasme të veturës suaj. Është me rëndësi të keni aromë të mirë.

KOMPLET ME GJILPËRË DHE PENJ
Nëse keni shqepur pantallonat apo ju ka shkëputur ndonjë pullë nga këmisha, zgjidhja më e mirë është që në veturë të keni një mini komplet me penj ngjyrash të ndryshme dhe me gjilpërë, që do të jenë shpëtimtarë tuaj.

SYZE DIELLI
Syzet e diellit jo vetëm që plotësojnë stilin tonë, por kanë edhe qëllimin praktik. Mbrojtja e syve nga drita e diellit, posaçërisht derisa jeni duke udhëtuar me veturë, për shkak të sigurisë suaj dhe mbrojtjes së syve.

BONBONE
Gjithmonë kërkoni nga të tjerët që të fusni në gojë bonbone, prandaj përse të mos i mbani në veturën tuaj gjërat të cilat do t’ju freskojnë. Pas konsumimit të ushqimit të yndyrshëm dhe të pijeve të ndryshme, me bonbone freskuese nuk do të keni frikë të puthni të dashurën për t’i uruar natë të mirë. /Telegrafi/