LAJMI I FUNDIT:

Tetë futbollistë në garë për më të mirin e sezonit 2021/22 në Ligën Premier

Tetë futbollistë në garë për më të mirin e sezonit 2021/22 në Ligën Premier

Elita e futbollit anglez, Liga Premier është futur në dy xhirot e fundit për edicionin 2021/22.

Kësisoj tani kur kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro deri në fund të saj, Liga Premier ka hapur garën për lojtarin më të mirë të këtij sezoni.

Tetë futbollistë janë nominuar për çmimin EA Sports lojtari më i mirë i sezonit 2021/22 dhe edhe tifozët do të kenë të drejtë të votojnë.


Nga lideri aktual Manchester City në garë për lojtarin e sezonit janë dy futbollistë, Kevin de Bruyne dhe Joao Cancelo.

Dy futbollistë janë edhe nga Liverpooli si Mohamed Salah me 22 gola e 13 asistime dhe Trent Alexander-Arnold.

Bukayo Saka është nga Arsenali derisa Heung-Min Son nga Tottenham Hotspur.

Ylli i West Ham United, Jarrod Bowen gjithashtu e sheh vetën në garë për më të mirin e sezonit, njëjtë si James Ward-Prowse i Southampton që ka qenë befasia më e madhe që ndodhet në këtë listë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Bayer Leverkusenit e pranon hapur: Ëndërroj të luajë për Barcelonën

Ylli i Bayer Leverkusenit e pranon hapur: Ëndërroj të luajë për Barcelonën

La Liga
Formacionet zyrtare, Angli – Shqipëri: Sylvinho futet me të gjitha forcat në ‘Wembley’

Formacionet zyrtare, Angli – Shqipëri: Sylvinho futet me të gjitha forcat në ‘Wembley’

Ndërkombëtare
UEFA ka ndaluar organizimin e shtatë ndeshjeve mes kombëtarëve evropiane, përmenden Kosova dhe Shqipëria

UEFA ka ndaluar organizimin e shtatë ndeshjeve mes kombëtarëve evropiane, përmenden Kosova dhe Shqipëria

Përfaqësuesja e Kosovës
Real Madridi më në fund e ka gjetur zëvendësuesin ideal të Kroosit

Real Madridi më në fund e ka gjetur zëvendësuesin ideal të Kroosit

La Liga
FIFA njofton përjashtimin e një klubi nga gara e Kupës së Botës për Klube

FIFA njofton përjashtimin e një klubi nga gara e Kupës së Botës për Klube

Ndërkombëtare
Nico Williams gjithnjë e më afër transferimit në Ligën Premier

Nico Williams gjithnjë e më afër transferimit në Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori