LAJMI I FUNDIT:

Tetë ëndrra të zakonshme seksi dhe kuptimi i tyre, sipas ekspertëve

Tetë ëndrra të zakonshme seksi dhe kuptimi i tyre, sipas ekspertëve

Çfarë kuptimi kanë këto ëndrra!

Nëse jeni zgjuar ndonjëherë në mes të natës të mbuluar me djersë të ftohta, vetëm se papritur kuptuar se keni ëndërruar një natë seksi me ish-in, apo me kolegun e punës, ka të ngjarë që të keni përjetuar një super emocion


Fantazitë janë të këndshme kur ekzekutohen në shtrat, por kur ato dalin thjesht në ëndërr dhe mbeten aty, ndodh që të krijojnë një trazim ndjenjash për të shkuar më tej: çfarë kuptimi kanë në fakt këto ëndrra!

Ja tetë ëndrrat më të zakonshme me seks dhe kuptimi i tyre!

1. Seks me një ish-partner/e

Ndoshta kjo është një nga ëndrrat më të zakonshme të seksit dhe shpesh mund të çojë në konfuzion. Ekspertët thonë se një ish mund të përfaqësojë një dhimbje, një pjesë tuajën që ka mbetur pas, ose një përpjekje për të gjetur zgjidhje mbi këtë çështje. Këto ëndrra përfaqësojnë dashurinë e parë, emocionin, pasionin dhe dëshirën për të qenë gjithmonë bashkë.

2. Seks me një të huaj

Këto etiketohen ndryshe si “ëndrra misterioze”, por kjo nuk do të thotë që ju dëshironi të keni një lidhje apo dëshironi më shumë eksitim seksual në jetën tuaj. Një burrë apo grua i panjohur në ëndërr zakonisht përfaqëson cilësitë që ne i lidhim me atë gjini: këmbëngulje, të qenit fitues dhe egoizmi për veten. Një grua e panjohur zakonisht përfaqëson cilësitë që ne i lidhim me gjininë femërore: dhembshurinë, kreativitetin, ndjeshmërinë etj.

3. Seks me një koleg ose me shefin

Teksa këto ëndrra mund ta bëjnë shumë të pakëndshme punën ditën tjetër, mbani mend se sado të turpshme që mund të jenë, ato ju tregojnë një mënyrë se çfarë mund të bëni për të përmirësuar veten. Ëndrrat me shefin lidhen kryesisht me marrjen e një roli të ri në punë, një pozicion drejtues dhe vendimmarrës etj.

4. Duke tradhtuar partnerin/en

Ka dy mënyra për të prishur ëndrrat e tradhtisë. Një, nëse një partner ju ka tradhtuar në të kaluarën, dhe dy, nëse një partner nuk ju ka tradhtuar. Nëse ka pabesi në të kaluarën tuaj, atëherë këto ëndrra pasqyrojnë mosbesimin, por nëse nuk ka atëherë kujdes: një person i tretë mund të jetë rrotull lidhjes suaj.

5. Seks me një personazh të famshëm

Kur është një nga të famshmit tuaj të preferuar, atëherë nuk keni nevojë për një ekspert të ëndrrave që t’ju tregojë se për çfarë bëhet fjalë, pasi është kaq e thjeshtë: doni të bëni seks me ta. Por, nëse është një personazh i famshëm, për të cilin/ën nuk jeni adhurues, jini të sigurt se ka një arsye që nënndërgjegjja juaj e zgjodhi atë për t’u shfaqur në ëndrrën tuaj. Të famshmit në ëndrrat tona shpesh përfaqësojnë një pjesë të vetes për të cilën duam admirim dhe duartrokitje.

6. Seks në publik

Ashtu si të bëni seks me një koleg, interpretimi i kësaj ëndrre varet nga mënyra sesi i përgjigjeni asaj. Nëse e shihni veten duke e shijuar këtë ëndërr, kjo mund të nënkuptojë që ju dëshironi që njerëzit t’ju shohin si një partner jashtëzakonisht tërheqës, pse jo edhe në publik.

Ëndrra erotike, porosia që mund të interpretohet
Lexo po ashtu Ëndrra erotike, porosia që mund të interpretohet

7. Seks në grup

Kjo është një ëndërr shumë e drejtpërdrejtë. Mbi të gjitha, kjo mund të jetë një shenjë që personi do të eksplorojë një aspekt të panjohur të vetes, edhe në planin intim, citon Anabel.

8. Seks oral

Nëse ëndërroni për seks oral, ndoshta kjo do të thotë që keni dëshirë realisht ta provoni me partnerin/en tuaj. Por, kujdes! Kjo mund të jetë edhe shenjë e mungesës së pasionit në marrëdhënien tuaj, pasi ju shihni në ëndërr akte që nuk i bëni në realitet. /Telegrafi/