LAJMI I FUNDIT:

Testohet ulja e aeroplanëve në Aeroportin e Kukësit

Testohet ulja e aeroplanëve në Aeroportin e Kukësit

Në Aeroportin e Kukësit është kryer ditën e sotme testimi i uljes së aeroplanëve. Ishte ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila tha se kjo është një procedurë standarde.

“Janë procedura standarde që duhen kryer për të pasur gjithë eksperiencën në mënyrë që të mitigojmë të gjitha ngjarjet më vonë. Patëm një test të suksesshëm me avionin e provës. Tani i kemi hyrë një rruge drejt fundit”, tha Balluku.

Po ashtu mësohet se po punohet paralelisht për të hapur së shpejti portat e aeroportit të ri.

“Terminali është 80% i përfunduar. Punimet po ecin me ritme të shpejta”, tha përfaqësuesi i kompanisë që po merret me ndërtimin e këtij aeroporti.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk ka lënë gjatë një postimi në rrjetet sociale pa “thumbuar” kritikët në lidhje me këtë investim.

“Avionët e testimeve janë 3D natyrisht, për të gjithë miqtë demokratikas këtu që shajnë e përqeshin me pasion”, shkruan ai në Facebook

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori