Testohet në Rumani sistemi që parashikon tërmetet, katër orë para se të regjistrohen
Do të testohet në Universitetin Politeknik të Bukureshtit në Rumani një sistem që mund të parashikojë tërmetet, të paktën katër orë para se ato të regjistrohen.
Sipas “Mediafax” sistemi do të jetë në gjendje të zbulojë nivelin, intensitetin dhe epiqendrën e përafërt të tërmetit dhe do të testohet në rajonin e Vrançës.
I ndërtuar nga kompania izraelite “Ionoterra”, ai është ende në fazën konceptuale, pas testimeve fillestare të zhvilluara në Turqi dhe Greqi, me përqindje të lartë suksesi.
Në fazën e ardhshme sistemi do të testohet në një prej zonave sizmike më aktive të Evropës, në Vrançë.
Sipas rektorit të Universitetit politeknik, ai do të nisë punën në gjysmën e parë të vitit 2020, kur do të fillojë tu sigurojë autoriteteve informacione mbi tërmetet për të treguar se si funksionon sistemi në praktikë.
Rektori thotë se prova do të realizohet edhe në Kaliforni.
“Sipas llogaritjeve të bëra nga Universiteti Politeknik, jemi të bindur se mund të kemi informacione ekstremisht të besueshme minimalisht 4 orë para. E përsëris, minimalisht 4 orë, pasi maksimumi mund të jetë edhe më tepër”, tha Minea Costoiu, rektor i Universitetit Politeknik të Rumanisë.
Kompania izraelite “Ionoterra”, e cila ndërtoi sistemin dhe e prezantoi atë zyrtarisht në Rumani ditën e premte, pretendon se paralajmërimet për tërmet mund të lëshohen 8 orë para se ai të ndodhë.
Testet paraprake u zhvilluan në Greqinë lindore dhe Turqinë perëndimore, duke përdorur një sistem minimal parashikimi, dhe me një nivel suksesi prej 90%.
Nga 75 paralajmërime për tërmet që u lëshuan, 68 u konfirmuan nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane me një magnitudë mesatare 2,58 të shkallës Rihter.
Duke konsideruar këto rezultate, “Ionoterra” vlerëson një saktësi prej mbi 97% parashikime, duke përdorur sistemin e plotë të monitorimit për tërmete mbi 4,5 të shkallës Rihter. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohet shuma që duhet të paguajë Elon Musk nëse dëshiron të blejë TikTok-un
Është vendosur si do të quhet iPhone i ri
Suedia do të testojë teknologjinë e re të “tufës së dronëve”
Samsung Galaxy S25 Slim nuk do të dalë në treg deri në maj?
Telefoni më i hollë i palosshëm në botë gati për treg
Kryeministri Starmer planifikon ta bëjë Britaninë një 'superfuqi të Inteligjencës Artificiale'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri