LAJMI I FUNDIT:

Testohet në rrugë Porsche 911 Turbo

Testohet në rrugë Porsche 911 Turbo

Deri më tani, kjo është pamja më e mirë e këtij modeli

Në LA Auto Show, që u zhvillua pak kohë më parë, Porsche e prezantoi 911 Carrera, ku edhe u bë e ditur, se 911 Turbo do të arrijë shumë shpejtë, transmeton Telegrafi.


Pritjes së gjatë duke se i ka ardhur fundi, sepse Porsche 911 Turbo u pa derisa po testohej në rrugë dhe dukej se është gati për lansim. Makina sportive nuk e kishte asnjë shtresë kamuflazhi, duke lënë të hapura të gjitha linjat që tashmë i ka më ndryshe.

Brenda pritet ta ketë motorin me 3.0 litra që prodhon 443 kuaj fuqi, derisa pritet të ketë shpejtësi të lartë, duke u ndihmuar edhe nga aerodinamika dhe pesha e lehtë.

Lansimi i Porsche 911 Turbo, nuk dihet se kur do të bëhet ndërsa LA Auto Show që zhvillohet në nëntor, pritet të jetë aktiviteti kur prezantohet kjo makinë mjaft e mirë. /Telegrafi/