Testi i ri mund të diagnostikoj kancerin e prostatës te personat me ngjyrë
Hulumtimi bashkëpunues midis Universitetit të Anglisë Lindore (UEA), Imperial College NHS Healthcare Trust dhe Oxford Biodynamics zbuloi më parë se tumoret e kancerit të prostatës lënë një gjurmë gjenetike në qelizat e gjakut.
Tani, falë përparimeve në teknologjinë e inteligjencës artificiale (AI), mund të ketë hapësirë për të përmirësuar diagnostikimin e kancerit. Profesor Dmitry Pshezhetskiy, nga Shkolla Mjekësore Norwich e UEA, trajtoi “pabarazinë racore në kancerin e prostatës”, duke deklaruar se “pacientët me ngjyrë kanë dy herë më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundjen dhe të vdesin prej saj sesa burrat e bardhë”.
Profesor Pshezhetskiy shtoi: “Kërkimet e fundit tregojnë se ky dallim racor tronditës për diagnostikimin dhe vdekshmërinë e kancerit të prostatës është për shkak të dallimeve gjenetike, por natyra e tyre e saktë aktualisht nuk dihet”.
“Ne duam të krijojmë një test gjenetik thelbësisht të ri, shumë të saktë të gjakut për kancerin e prostatës te meshkujt me ngjyrë, duke marrë parasysh diversitetin e tyre gjenetik”.
“Zhvillimi i testimit gjenetik të përshtatur është me të vërtetë i rëndësishëm sepse marrja e një diagnoze të hershme lejon trajtim më të mirë.”
Profesori vazhdoi: “Shkalla e mbijetesës pesëvjeçare për burrat e diagnostikuar me kancer të prostatës në fazën e parë është 100 për qind, krahasuar me vetëm 50 për qind për ata me kancer të fazës katër”.
Diagnostifikimi i kancerit të prostatës
NHS vuri në dukje se nuk ka “asnjë test të vetëm, përfundimtar për kancerin e prostatës” tani. Testimi mund të përfshijë një mostër gjaku dhe urine, një ekzaminim fizik rektal dhe një skanim MRI.
Doktoresha Naomi Elster, drejtoreshë e kërkimit në Kërkimin e Kancerit të Prostatës, komentoi mbi praktikat aktuale diagnostikuese.
“Ekziston një nevojë reale për një mënyrë të re për të diagnostikuar kancerin e prostatës, pasi testi i gjakut PSA që përdorim aktualisht nuk është aq i saktë sa duam. Dhe teknikat e imazherisë si MRI kërkojnë pajisje të specializuara që mund të mos jenë gjithmonë të disponueshme”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Tifozët e Liverpoolit kërkojnë që lojtari të shitet pas barazimit të Newcastle
Publikohen pamjet, momenti i vrasjes së shefit të kompanisë më të madhe të sigurimeve shëndetësore në Amerikë
A është Vuçiq përgjegjës për shpërthimin në kanalin Ibër - Lepenc, flasin analistët në Beograd
Qytetet evropiane që janë magjike për Krishtlindje
Stephens i Southamptonit mori një nga kartonët e kuq më të pazakontë në historinë e Ligës Premier
Propozim për martesë në skenën e 'Kënga Magjike 2024'