LAJMI I FUNDIT:

Testi i ri i gjakut i detekton më shumë se 20 lloje të kancerit me 99.4 për qind saktësi

Testi i ri i gjakut i detekton më shumë se 20 lloje të kancerit me 99.4 për qind saktësi

Një test i ri i gjakut mund t’i detektojë më shumë se 20 lloje të ndryshme të kancerit.

Shkencëtarët e Universitetit të Harvardit kanë krijuar testin i cili i shikon ndryshimet gjenetike që ndërlidhen me zhvillimin e tumorëve, transmeton Telegrafi.


Kur është provuar testi në përafërsisht 3,600 mostra të gjakut, ai e ka identifikuar kancerin te pacientët në 99.4% të rasteve, ku vetëm 0.6% ka qenë rasti i diagnostikimeve të gabuara.

Shkencëtarët shpresojnë se testi do t’i mundësojë pacientët të diagnostikohen dhe trajtohen më shpejt, duke ua rritur shanset e mposhtjes së sëmundjes.

Megjithatë, ende mbetet e paqartë se kur do të jetë ky test në dispozicion për përdorim global. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori