LAJMI I FUNDIT:

Testi i përplasjes dëshmon se sa i sigurt është Volvo XC60 (Video)

Testi i përplasjes dëshmon se sa i sigurt është Volvo XC60 (Video)

Volvo dëshiron që të gjitha makinat e saj, deri më 2020 të jetë të “pathyeshme” në rast të përplasjeve. Dhe, XC60 është një hap përpara drejt këtij qëllimi.

Makina sportive dhe e përshtatshme për familjarë, i është nënshtruar testeve të simuluara, duke lëvizur deri në 65 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.


Pasi analizuan kukullat që zinin vendin e shoferit dhe udhëtarëve, del se ato kishin dëmtime të vogla. Pra, e njëjta do t’ju ndodhte njerëzve në rrethana të aksidentit real.

Fortësia e makinës, sistemi automatik i frenimit dhe hapja e shpejtë e jastëkëve të ajrit, ka bërë që ky SUV të ofrojë mbrojtje dhe siguri të madhe.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni përplasjen e simuluar. /Telegrafi/