LAJMI I FUNDIT:

Testi i gjakut mund ta zbulojë kancerin e mushkërive me 98 për qind saktësi

Testi i gjakut mund ta zbulojë kancerin e mushkërive me 98 për qind saktësi

Hulumtuesit e Karolinës Jugore kanë marrë pjesë në një test multiqendror klinik për ta vlerësuar saktësinë e testin të gjakut, apo ‘biomarkerit’, i cili mund ta detektojë kancerin e mushkërive.

Hulumtimi, i cili është publikuar në revistën ‘Chest’, ka zbuluar se duke kombinuar nivele të matura të dy proteinave në plazmën e pacientit (LG3BP dhe C163A) dhe parashikuesit klinikë të kancerit (si mosha dhe gjërat tjera) testi mund ta dallojë kancerin me 98 për qind saktësi.


Pra, ‘Biomarker’-i është është mjet për të ndihmuar në kalkulimin e rrezikut të përgjithshëm të kancerit dhe t’ia prezantojë pacientit rekomandimet dhe opsionet.

Megjithatë edhe nëse rezultatet e testit janë negative, pacientët prapëseprapë duhet t’iu nënshtrohen skanimeve të CT-së për ta monitoruar tumorin në mushkëri. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori