LAJMI I FUNDIT:

Testi i Arritshmërisë, sërish rrjedh në rrjetet sociale (Video)

Testi i Arritshmërisë, sërish rrjedh në rrjetet sociale (Video)

Mbi 30 mijë nxënës të klasave të nënta nga më shumë se 1200 shkolla, nga të gjitha komunat e Kosovës, i janë nënshtruar Testit të Arritshmërisë.

Zëvendësministrja e Arsimit, Anila Demaj, e cila vëzhgoi nga afër procesin e testimit në shkollën e mesme të ulët “Faik Konica”, në kryeqytet, tha se ky test është i rëndësishëm për nxënësit pasi përmbyll ciklin obligativ të shkollimit, raporton KTV.


Nxënësit u shprehën të kënaqur me testin, megjithëse në disa lëndë kanë pasur më shumë vështirësi.

Ministria e Arsimit, kishte angazhuar rreth 8,000 zyrtarë për të monitoruar procesin e testimit.

Megjithatë, edhe këtë vit, sikurse edhe në të kaluarën, testi është shpërndarë në rrjetet sociale, ku janë krijuar grupe të veçanta, në të cilat nxënësit kanë shkëmbyer përgjigjet.

Zëvendësministrja mohoi të ketë informacione për kopjimin nga rrjetet sociale.

Rezultatet e këtij testi pritet të shpallen më 30 maj.

https://vimeo.com/167553982