LAJMI I FUNDIT:

Testet diagnostikuese për COVID-19, specifikat e tyre

Testet diagnostikuese për COVID-19, specifikat e tyre
Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë një ditë më parë ka bërë të ditur se Bordi ka shqyrtuar 34 aplikacione të institucioneve private shëndetësore lidhur me testime molekulare dhe serologjike, ndërsa 29 prej këtyre institucioneve i plotësojnë kriteret për kryerjen e testimeve për SARS Cov-2. 27 institucione private shëndetësore do të aplikojnë testime serologjike, ndërsa 2 të tjera do të kryejnë testime molekulare (RT-PCR).

Pra, ekzistojnë dy lloje të ndryshme të testeve – teste diagnostikuese dhe testet e antitrupave.


Një test diagnostik mund të tregojë nëse keni një infeksion aktiv me coronavirus dhe se duhet të ndërmerrni hapa për të karantinuar ose izoluar veten nga të tjerët. Aktualisht ekzistojnë dy lloje të testeve diagnostikuese që zbulojnë virusin – teste molekulare, siç janë testet RT-PCR, që zbulojnë materialin gjenetik të virusit, dhe testet e antigjenit (rapid test) që zbulojnë proteina specifike në sipërfaqen e virusit.

Testet e antitrupave (testet serologjike) kërkojnë antitrupa që janë krijuar nga sistemi juaj imunitar si përgjigje ndaj një rreziku, siç është një virus specifik. Antitrupat mund të ndihmojnë në luftimin e infeksioneve. Mund të duhen disa ditë ose javë për tu zhvilluar antitrupat pasi të keni një infeksion dhe ata mund të qëndrojnë në gjakun tuaj për disa javë ose më shumë pas shërimit. Për shkak të kësaj, testet e antitrupave nuk duhet të përdoren për të diagnostikuar një infeksion aktiv me coronavirus. Ende nuk dihet nëse prania e antitrupave do të thotë që ju jeni imun ndaj coronavirusit në të ardhmen, shkruan KlinikaDigjitale.

Testet molekulare (RT-PCR)

Shumë kompani dhe laboratorë kanë zhvilluar teste për të diagnostikuar COVID-19 bazuar në zbulimin e materialit gjenetik të virusit në një mostër nga hunda ose fyti i pacientit. Pas marrjes së strishos teknikët e laboratorit përdorin aparate të avancuara të  teknologjisë për të konvertuar ARN të virusit në ADN dhe për të krijuar kopje të saj. Testet diagnostike molekulare që zbulojnë materialin gjenetik të virusit zakonisht përdoren për diagnostikimin e COVID-19 ose infeksionit coronavirus aktiv. Por asnjë provë nuk është 100% i saktë gjatë gjithë kohës.

Testet e antitrupave (serologjike)

Testet e antitrupave mund të japin rezultate të shpejta, por nuk përdoren për të diagnostikuar infeksion aktiv. Testet serologjike zbulojnë vetëm antitrupat që sistemi imunitar zhvillon si përgjigje ndaj virusit, e jo vetë virusin. Mund të duhen ditë deri në disa javë për të zhvilluar mjaft antitrupa për t’u zbuluar në një test.

Testet e antigjenit (rapid testet)

Testet e antigjenit zakonisht japin rezultate që diagnostikojnë infeksionin aktiv me coronavirus më shpejt sesa testet molekulare, por testet e antigjenit kanë një shans më të lartë për të mos vërejtur një infeksion aktiv. Nëse një test i antigjenit tregon rezultat negativ që tregon se nuk keni infeksion aktiv me coronavirus, mjeku juaj mund të kërkojë test molekular për të konfirmuar rezultatin.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori