TESSA Group nis një kapitull të ri të Inovacionit dhe transformimit teknologjik në rajon

Nga InfoSoft Systems në një aleancë të re të inovacionit, sigurisë dhe teknologjisë së qëndrueshme
Pas më shumë se një dekade suksesi në Kosovë si një nga emrat më të besueshëm në sektorin e teknologjisë informative, InfoSoft Systems ka hyrë zyrtarisht në një kapitull të ri të zhvillimit të saj, duke evoluar në TESSA Group, një transformim strategjik që shënon zgjerimin e vizionit, kapaciteteve dhe ndikimit të kompanisë në tregun rajonal dhe më gjerë.
Ky transformim reflekton një zgjerim të qartë të fokusit të kompanisë, e cila tashmë operon përmes tri shtyllave kryesore: TESSA Technology, TESSA Security dhe TESSA Energy, duke ofruar zgjidhje të avancuara në teknologji, siguri kibernetike dhe energji të qëndrueshme. Përmes këtij evolucioni, kompania synon të sjellë edhe më shumë inovacion, ekspertizë dhe vlerë të shtuar për bizneset dhe institucionet në vend e rajon.
Me rrënjë që burojnë nga përvoja mbi tri dekadëshe e grupit InfoSoft në rajon dhe një prezencë të konsoliduar në Kosovë për më shumë se 10 vite, kjo lëvizje përfaqëson jo vetëm një ndryshim identiteti, por një pozicionim të ri strategjik për të ardhmen.
Fuqinë e këtij transformimi dhe përkushtimin për të qenë gjithmonë në hap me inovacionin, TESSA e dëshmoi edhe në eventin e saj zyrtar të lansimit, të mbajtur më 11 shkurt, ku prezantoi publikisht identitetin e ri të kompanisë në praninë e partnerëve dhe figurave të rëndësishme nga disa prej brendeve më të njohura globale të industrisë së IT-së.
Në të njëjtën ngjarje, për herë të parë në rajon, u prezantua edhe një moderatore e krijuar me inteligjencë artificiale, TESA AI, një element inovativ që simbolizoi në mënyrë perfekte drejtimin e ri të kompanisë dhe orientimin e saj drejt së ardhmes.
Ngjarja u konceptua dhe realizua në tërësi nga KD Events & Communications, duke sjellë në jetë një eksperiencë prodhimi dhe skenografie që reflektoi standardin dhe vizionin e transformimit të ri të TESSA Group.
Me këtë hap, TESSA nuk ndryshoi vetëm emrin.
Ajo redefinoi të ardhmen e saj.




















































