LAJMI I FUNDIT:

Tesla do të rinovojë automjetin Model Y

Tesla do të rinovojë automjetin Model Y

Tesla po përgatit një rinovim të prodhimit të Modelit Y të saj më të shitur, sipas tre personave me njohuri për planin.

Ndryshimet në Modelin Y – me emrin Project Juniper në Tesla – përfshijnë pjesën e jashtme dhe të brendshme të automjetit elektrik crossover me synimin e fillimit të prodhimit në vitin 2024, sipas dy prej njerëzve, të cilët kërkuan të mos identifikoheshin sepse planifikimi mbetet privat, transmeton Telegrafi.


Një rinovim i Model Y do të nënkuptonte se Tesla është në rrugën e duhur për të ofruar versione të reja të modeleve të saj më të shitur gjatë dy vjetëve të ardhshme, duke adresuar presionin në tregje si Kina dhe Shtetet e Bashkuara për një rindezje të dukshme të automjeteve të saj më të shitura përballë opsioneve në rritje për blerësit e EV.

Prodhuesi i automjeteve nuk ka komentuar mbi strategjinë e produktit të tij ose ndonjë ndryshim të planifikuar të modelit.

Tesla nuk dha ndonjë deklaratë kur u pyet nga Reuters në lidhje me planet për Modelin Y, i cili ishte më i shituri i tij në Kaliforni, Kinë dhe Evropë vitin e kaluar. /Telegrafi/