LAJMI I FUNDIT:

Tesla tani po shet veshje të notit

Tesla tani po shet veshje të notit

Tesla shet pantallona të shkurtra për not.

Një shaka nga Elon Musk u bë përsëri serioze: Tesla tani po shet pantallona për not. Disa kohë më parë, Elon Musk bëri shaka se Tesla do të prodhonte “mbathje të mrekullueshme të notit”.


Tani kompania ka publikuar fotot ku shihen pantallonat e shkurtra në faqen e dyqaneve. Pantallonat zbukurohen me mbishkrimin e artë “S3XY”. Ky është një aludim për modelet Tesla S, 3, X dhe Y, transmeton Telegrafi.

Elon Musk prezantoi pantallonat e shkurtra në Twitter dhe kështu zbuloi menjëherë çmimin e tyre: “Vetëm 69.420 dollarë”, shkruan ai.

Sipas Tesla, ju mund të vraponi me pantallonat tuaja, të pushoni pranë pishinës dhe shumë aktivitete tjera sportive. /Telegrafi/