LAJMI I FUNDIT:

Tesla S Plaid arrin shpejtësinë prej 328 kilometra në orë në autostradën gjermane

Tesla S Plaid arrin shpejtësinë prej 328 kilometra në orë në autostradën gjermane

Tesla konsiderohet si pionier në fushën e veturave elektrike, dhe jo rastësisht është marka më e kërkuar në botë kur flitet për elektrifikim veturash.

Modelet e kompanisë amerikane janë të dashura për të gjitha moshat, si dhe ofrojnë luks dhe rehati gjatë ngasjes, transmeton Telegrafi.


Madje entuziazmon edhe meraklitë e shpejtësisë që duan të kenë në kulm adrenalinën, derisa qëndrojnë prapa timonit.

Një video e postuar në Tesla, shfaq modelin S Plaid i cili pa ndonjë problem arrin shpejtësinë prej 328 kilometra në orë në një autostradë në Gjermani.

Se për çfarë bëhet fjalë, shikoni videon e publikuar më poshtë, ku shihet vetura elektrike duke arritur për pak sekonda shpejtësinë maksimale, kurse shoferi detyrohet ta ulë për shkak se bateria fillon të nxehet në masë të madhe. /Telegrafi/