LAJMI I FUNDIT:

Tesla rrit prodhimin gjatë tremujorit të parë

Tesla rrit prodhimin gjatë tremujorit të parë

Tesla raportoi numrat e prodhimit dhe shpërndarjes së automjeteve në tremujorin e parë të vitit 2021.

Në total, kompania dorëzoi 184,800 automjete dhe prodhoi 180,338 makina.


Analistët prisnin që Tesla të dorëzonte rreth 168 mijë automjete gjatë kësaj periudhe. Ndërkaq u dorëzuan 2,020 automjete Model S dhe Model X nga inventari, megjithëse përfaqësonin vetëm 1 për qind të dërgesave totale.

Në një deklaratë, kompania shkroi se me “pajisje të reja të instaluara dhe testuar në Q1” kompania tani është “në fazat e hershme të rritjes së prodhimit” për versionet e reja të S dhe X.

Plaid Model S është një automjet luksoz që kompania premton se do të shkojë nga 0 në 60 milje në orë në më pak se 2 sekonda, dhe me një kapacitet prej 7 personash. E rëndësishme për marzhet e automobilave Tesla, Model S dhe X është se kanë një çmim mesatar më të lartë të shitjes sesa modelet e mëparshme. Plaid Model S kushton nga 79,990 dollarë në 149,990 dollarë sipas faqes së internetit të Tesla.

Por operacionet e Tesla gjatë tremujorit që përfundoi më 31 mars 2021, u ndikuan përfundimisht nga një zjarr në fabrikën e Kalifornisë, një mungese më të gjerë të çipave në industri, çështjeve të kapacitetit të portit dhe pandemisë në vazhdim. /Telegrafi/