LAJMI I FUNDIT:

Tesla që lëvizte me auto-pilot, përplaset dhe lë shoferin e vdekur (Foto)

Tesla që lëvizte me auto-pilot, përplaset dhe lë shoferin e vdekur (Foto)

Shoferi i paemëruar ka mbetur i vdekur, pasi makina Tesla me shpejtësi 160 kilometra në orë, që ishte nën opsionin për vetëvozitje, ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur në një pjesë malore në Holandë.

Sidoqoftë, kompani nuk po e pranon rastin dhe po insiston që drejtuesi i mjetit e ka ndalur opsionin auto-pilot, transmeton Telegrafi.


Model S ka qenë duke lëvizur nëpër qytetin Baarn, kur është përplasur për pemë, duke i shkaktuar 54-vjeçarit vdekjen e menjëhershme.

Për të nxjerrë viktimën përjashta, zjarrfikësve iu janë dashur mbi pesë orë nga frika se mund ta pësojnë nga sistemi elektrik i veturës.

Zyrtarë të kompanisë kanë thënë se do të bëjnë hetime, por se në bazë të të dhënave të tanishme, shoferi ishte në shpejtësi të lartë dhe nuk e kishte opsionin e vetëvozitjes.

“Lutjet tona janë për familjen dhe qetësinë e përjetshme të tij. Do të bëjmë gjithçka që të zbulohen faktet dhe të mos ndodhë më një gjë e tillë”, kanë thënë zyrtarë nga kompania automobilistike.

Kjo veturë është e dyta e këtij lloji, që bën ndeshje derisa është në këtë opsion. Gjatë muajit maj, një shofer nga Florida e Shteteve të Bashkuara e ka pësuar njëjtë, teksa po lëvizte me makinën e tij vetëvozitëse elektrike. /Telegrafi/

Tesla që po lëvizte me auto pilot eshte perplasur dhe i ka shkaktuar pasoja fatale shoferit foto 2

Tesla që po lëvizte me auto pilot eshte perplasur dhe i ka shkaktuar pasoja fatale shoferit foto 3

Në trend Auto

Më shumë
Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Auto
U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

Auto
Zbulohet se çfarë i shkroi Elon Musk stafit të Tesla-s ku njoftoi pushimin nga puna të më shumë se 10% të fuqisë punëtore

Zbulohet se çfarë i shkroi Elon Musk stafit të Tesla-s ku njoftoi pushimin nga puna të më shumë se 10% të fuqisë punëtore

Auto
Ford do të bëjë një SUV elektrik me tre rreshta që do të ketë një rreze prej 563 kilometrave, pritet të vijë në vitin 2025

Ford do të bëjë një SUV elektrik me tre rreshta që do të ketë një rreze prej 563 kilometrave, pritet të vijë në vitin 2025

Auto
Mercedes-Benz W113 SL me version elektrik, kushton mbi 346 mijë euro

Mercedes-Benz W113 SL me version elektrik, kushton mbi 346 mijë euro

Auto
Tesla Model Y apo Lamborghini Urus?

Tesla Model Y apo Lamborghini Urus?

Auto
Kalo në kategori