LAJMI I FUNDIT:

Tesla prezanton robotin e saj humanoid që ka çmim prej ‘më pak se 20 mijë euro’

Tesla prezanton robotin e saj humanoid që ka çmim prej ‘më pak se 20 mijë euro’

Tesla ka prezantuar robotin e saj humanoid Optimus në Ditën e Inteligjencës Artificiale 2022 gjatë së premtes, dhe Elon Musk beson se do të mund ta sjellë në treg me çmim prej “më pak se 20 mijë euro”.

Siç edhe u prit, ngjarja nisi me Teslan që prezantoi një prototip funksional të robotit të saj humanoid – një projekt i cili për herë të parë u bë publik në Ditën e Inteligjencës Artificiale të Tesla në vitin 2021. Gjatë kësaj ngjarje u zbuluan dy prototipa.


Tesla filloi duke e prezantuar Bumble C, i cili është versioni i parë i robotit, dhe u zhvillua me gjysmë aktivizues. Shërbeu si një model testues për robotin e parë të Tesla i cili u zhvillua me pjesë të vetë kompanisë, raporton electrek.co, transmeton Telegrafi.

Roboti në fakt nuk është se bëri diçka mbresëlënëse kur doli në skenë, por ishte në gjendje që të ecte dhe ta përshëndete turmën duke e tundur dorën. Tesla shfaqi disa video të robotit duke kryer disa detyra në një mjedis të kontrolluar për të demonstruar disa nivele të dobisë që ofron.

Prodhuesi i veturave gjithashtu shfaqi robotin duke kryer një detyrë në një stacion pune në fabrikën e tyre në Fremont. Por pas Bumble C, Tesla e solli në skenë robotin e gjeneratës së parë Optimus.

Arsyeja pse Tesla nuk e filloi ngjarjen me të dhe nuk tregoi një prototip më të hershëm dhe më të përafërt është se në fakt ende nuk kishin arritur ta bëjnë të ecë robotin e ri.

Drejtori ekzekutiv i Tesla, Elon Musk, tha se roboti i ri duhet të jetë në gjendje të ecë brenda disa javësh, por ai deshi ta tregonte atë në ngjarjen e djeshme për shkak se ai duket shumë i përafërt me versionin që do të futet në prodhim.

As ky robot nuk mund të bënte shumëçka në skenë përpos të përshëndet turmën duke tundur dorën, dhe u desh që të bartej nga punëtorët e Tesla.

Musk deklaroi se ky version ishte i pajisur me aktivizuesit, pakon e baterive dhe elektronikat e energjisë të dizajnuara nga Tesla. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Google ka zhvilluar një model të ri të AI që mund të ndihmojë në parashikimin e motit – përfshirë “detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta”

Google ka zhvilluar një model të ri të AI që mund të ndihmojë në parashikimin e motit – përfshirë “detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta”

Teknologji
Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Teknologji
Roboti u pyet

Roboti u pyet "a mund ta ndërton vetveten", me përgjigjen i habiti të gjithë

Teknologji
BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

Teknologji
Shumë njerëz mendojnë se iPhone i tyre nuk funksionon pas përditësimit më të fundit të iOS, por ka një zgjidhje

Shumë njerëz mendojnë se iPhone i tyre nuk funksionon pas përditësimit më të fundit të iOS, por ka një zgjidhje

Teknologji
Kalo në kategori