LAJMI I FUNDIT:

Tesla po planifikon të rrisë prodhimin e Model Y nga fabrika e Teksasit në vitin 2023

Tesla po planifikon të rrisë prodhimin e Model Y nga fabrika e Teksasit në vitin 2023

Tesla Inc po planifikon të rrisë prodhimin e makinave të saj Model Y nga Gigafactory Texas vitin e ardhshëm, raportoi Electreck të mërkurën.

Sipas raportimeve, prodhuesi i automjeteve elektrike aktualisht po përgatitet të nxjerrë 75 mijë automjete Model Y nga Gigafactory Texas në tremujorin e parë të vitit 2023, transmeton Telegrafi.


Model Y i Tesla-s është një SUV i vogël dhe njëherësh produkti i saj më i popullarizuar.

Ky model fillon nga 65,990 dollarë dhe dy motorë që ofrojnë lëvizje me të gjitha rrotat. /Telegrafi/