LAJMI I FUNDIT:

Tesla Model Y mund të lansohet shumë me herët se që është planifikuar

Tesla Model Y mund të lansohet shumë me herët se që është planifikuar

Ka një arsye të mirë, pse mund të shpejtohet lansimi

Modeli Cybertruck mund të jetë në qendër të vëmendjes, mirëpo nga Tesla pritet që ta lansohet një tjetër model shumë më herët, transmeton Telegrafi.


Deri më tani, është ditur se deri në fund të vitit që vjen, mund të lansohet Model Y, ndërsa Teslarati raporton se kjo makinë që mbushet me rrymë, mund të arrijë gjashtë muaj më herët.

Sipas këtij mediumi, kjo Tesla mund të lansohet shumë më herët se që është planifikuar dhe pikërisht në kohën kur lansohet Ford Mustang Mach-E.

Blerësit që duan të kenë një Model Y, mund të jenë të gëzuar se kanë mundësi ta blejnë më herët, por kjo gjë mund t’i dëmtojë aksionarët, shkaku i investimeve, në më shumë modeleve në të njëjtën kohë.

Por, kjo nuk pritet t’i pengojë Elon Musk, i cili mund të shkruajë brenda një kohe të shkurtër në Twitter, për këtë model që mund të arrijë së shpejti.

Rivaliteti me Ford Mustang Mach-E, nuk pritet të jetë i vetmi pasi Tesla Model Y mund të vijë në kohën e lansimit të Audi Q4 e-tron dhe BMW iX3. /Telegrafi/