LAJMI I FUNDIT:

Tesla Model 3 me dukje krejtësisht tjetër (Foto)

Tesla Model 3 me dukje krejtësisht tjetër (Foto)

Për të gjithë ata që mendojnë se Model 3, ka dukje të rëndomtë

Megjithëse Tesla Model 3 është një makinë e suksesshme, nuk mund të thuhet se ka dukje aq të mirë, transmeton Telegrafi. As modeli Model S, nuk shquhet për forma më të mira.

Madje, në Model 3 Performace mund të bëhej më shumë për dukjen, pasi është vështirë i dallueshëm prej versionit shumë më të lirë. Derisa Tesla nuk ofron linjat e dëshirueshme, blerësit i dërgojnë në punëtoritë e ndryshme, që ua përmirësojnë format e jashtme.

RevoZsport me bazë në Hong Kong të Kinës, e ka përpunuar Tesla Model 3, për ta sjellë në dy versione me dukje krejtësisht tjetër.

R-Zentric Model 3S Strasse Aerokit me ngjyrë të kaltër është më i lirë, pasi kushton 5,500 dollarë. Ofron shtesa në pjesën e përparme, mbi rrotë dhe disa pjesë anësore.

Për R-Zentric  Model 3R aerokit me të kuqe, duhet të paguhet më shumë, pasi ka çmim prej 9,500 dollarëve. Në të janë ndryshuar 16 elemente, duke i dhënë dukje shumë më të kompletuar. /Telegrafi/