LAJMI I FUNDIT:

Tesla është duke punuar në një furgon elektrik për 12 pasagjerë

Tesla është duke punuar në një furgon elektrik për 12 pasagjerë

Tesla ka kohë që është përqendruar te makinat elektrike dhe tashmë kompania amerikane Tesla është duke punuar në furgonin e saj elektrik për 12 pasagjerë.

Ky furgon pritet të përdorë tunelin e kompanisë ‘Boring’ që lidh qytetin e Rancho Cucamonga në Los Angeles të Kalifornisë me Aeroportin Ndërkombëtar të Ontarios, transmeton Telegrafi.

Kompania ‘Boring’ po punon me Tesla për të zhvilluar një furgon elektrik.

Dhe ky do të kishte hapësirë ​​për 12 pasagjerë dhe bagazhet e tyre.

Nëse këta furgonë përdorin këto tunele, 1.200 njerëz mund të transportohen çdo ditë.

As Tesla dhe as kompania Boring nuk kanë konfirmuar ende punën në furgonin elektrik. /Telegrafi/