Tesla Cybertruck tani po përdoret edhe për skateboard - publikohen pamjet

Tesla Cybertruck së fundmi është përdorur për diçka krejt tjetër.
Siç ka vërtetuar, Leo Romero dhe revista Thrasher, Cybertruck mund të përdoret edhe për skateboard.
Thrasher postoi një klip të shkurtër në Instagram, duke treguar Romeron duke bërë dy truke në Cybertruck ndërsa një fotograf kap momentin.
Natyrisht, ky nuk është marifeti më i çmendur me skateboard.
Tyshawn Jones disa vite më parë u filmua duke bërë skateboard mbi një Ferrari Monza SP2 prej 5 milionë dollarësh në rrugët e New Yorkut. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































