LAJMI I FUNDIT:

Tesla Cybertruck shihet duke u testuar – duke tërhequr një rimorkio të madhe

Tesla Cybertruck shihet duke u testuar – duke  tërhequr një rimorkio të madhe

Tesla Cybertruck është gjithnjë e më afër lansimit në treg, pasi prodhuesi po kalon në fazat e fundit të testimit.

Dhe këtë fundjavë një automjet Tesla Cybertruck u pa duke tërhequr një rimorkio të madhe në rrugët publike, me shumë gjasa për të kontrolluar aftësitë e kamionçinës, përcjell Telegrafi.


Nuk e dimë nëse rimorkioja ishte bosh apo plot, por Cybertruck nuk duket se ka ndonjë problem për të vazhduar me trafikun normal.

Tesla Cybertruck pritet të ofrojë aftësi shumë të mira tërheqëse edhe pse prodhuesi nuk ka zbuluar ende specifikat përfundimtare të prodhimit.

Prodhimi i kufizuar dhe dërgesat e para të klientëve priten më vonë këtë vit. Ndërsa vitin 2024, Tesla Cybertruck mund të jetë në prodhim me vëllim të lartë. /Telegrafi/