LAJMI I FUNDIT:

Terroristët që s’arritën t’i ikin policisë

Terroristët që s’arritën t’i ikin policisë

Tre serbët e arrestuar për terrorizëm e për shkelje të rendit kushtetues të Kosovës, vazhdojnë të jenë në paraburgim. Ndonëse avokatët e dërguan në Apel rastin, kjo shkallë iu rrëzoi ankesën. As Prokuroria e as avokatët nuk kanë folur, nën arsyetimin se rasti është i ndjeshëm dhe është në hetime.

Pjesë e këtij grupi terroristë që sulmuan zyrtarët policor në Banjskë e që besohet se përbëhej nga afërsisht 100 persona, ishin edhe  Blagoje Spasojevic, Dusan Maksimovic e Vladimir Tolic.


Por, këta të tre nuk e patën fatin e këtyre që të largoheshin në drejtim të Serbisë.

Madje njëri nga ta gjatë kohës së ikjes ishte duke ikur, ishte lënduar për çka pas arrestimit u dërgua në emergjencë.

Arrestimi i tyre u bë në orët e mbrëmjes, së 24 shtatorit.

Fillimisht ata ishin dërguar në stacionin policor në Jug të Mitrovicë, ku edhe ishin marrë në pyetje.

Seanca dëgjimore për Vladimir Tolic, ishte mbajtur në hapësirat e QKUK-së, meqë i njëjti nuk ishte në gjendje të paraqitej në gjykatore.

Ndërkohë që më 26 shtator, me kokën ulur e të rrethuar nga zyrtarë policor, Blagoje Spasojevic, nga Mitrovica e Dusan Maksimovic nga Zveçani, u paraqitën në gjykatën Themelore të Prishtinës, departamentin special.

Atyre iu caktua masa e paraburgimit, për 1 muaj pasi që sipas prokurorisë speciale të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprat penale, kundër rendit kushtetues të Kosovës, e kryerjen e veprave terroriste.

“Se me datë 24.09.2023, rreth orës 02:45, në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit, të pandehurit Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq me një grup personash ende të pa identifikuar në mënyrë të organizuar dhe të armatosur me armë të llojeve të ndryshme luftarake, të rënda, me dashje, pasi që kanë hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës, me dhjetëra vetura dhe të mbushura me armatim, municion dhe veshje ushtarake, fillimisht kanë bllokuar rrugën me dy kamioneta, me qëllim të vënies në pritë të zyrtarëve të Policisë së Republikës së Kosovës, e pastaj i kanë sulmuar me granata dhe armë të ndryshme, me ç’ rast tek ura afër Manastirit, ka mbetur i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku, si dhe është plagosur zyrtari policor Alban Rashiti.”

E për Dusan Maksimoviq, thuhej se me dashje u ka ofruar ndihmë pjesëtarëve të këtij grupi që kanë qenë të armatosur me mjete të ndryshme ushtarake, duke incizuar lëvizjet e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të cilët ishin duke zhvilluar operacion kundër këtyre të dyshuarve.

Por të kundërtën e kësaj e kishte thënë motra e Dusanit, e avokati mbrojtës i tij.

“Hetimet do ta tregojnë të vërtetën lidhur me rastin, lidhur me  vëllain tim, Dushan Maksimoviq. Të gjithë, të gjithë jemi pran tij”, ka thënë Bilana Maksimoviq, motra e Dusanit.

Se në cilën fazë kanë arritur hetimet, dhe nëse janë identifikuar personat e tjerë të përmendur në shkresat e prokurorisë, nuk kanë folur nga prokuroria Speciale nën arsyetimin se rasti është i ndjeshëm dhe është na fazën e hetimeve.

Kundër vendimit të shkallës së parë, palët kishin bërë ankesë në Gjykatën e Apelit, por që edhe kjo gjykatë kishte vendosur njëzëri që të njëjtit, të qëndrojnë në paraburgim.

Për dallim prej këtyre 3 serbëve që u morën në pyetje në Kosovë, udhëheqësi i grupit, Milan Radojqiq është marr në pyetje në Serbi, por jo për vepra të ngjashme.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Kalo në kategori