Myftiu Naim Tërnava një ditë para se të fillojë Muaji i Ramazanit ka uruar qytetarët e vendit, ndërsa thekson se besimtarët myslimanë e mirëpresin muajin Ramazan për ta rikthyer pastërtinë e zemrave, shkëlqimin e shpirtrave dhe kthjelltësinë e ndërgjegjes.
Tërnava në një konferencë për media theksoi se sonte, me faljen e namazit të teravive, e me ngrënien e syfyrit në agimin e nesërm, besimtarët myslimanë nisin ibadetin e agjërimit të muajit të bekuar Ramazan.
“Andaj sonte, kemi natën e madhe të Ramazani, ku me këtë rast, kam kënaqësinë e veçantë që në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, institucioneve të saj dhe në emrin tim personal t’ju drejtohem me përgëzimet dhe urimet më të mira, me bindjen dhe shpresën që ta presim dhe ta përjetojmë agjërimin e muajit të bekuar me përkushtim në lutje, ibadete, bamirësi dhe solidaritet.
Është e natyrshme që njeriu t’i përjetoj dhe t’i shijoj mirësitë dhe begatitë e shumta të dhuruara prej Zotit xh.sh., e një ndër to është edhe agjërimi i muajit Ramazan.
E si të mos e mirëpret besimtari ardhjen e muajit të bekuar, që është një nga pesë shtyllat e Islamit, dhe që konsiderohet një mundësi e madhe për t’iu afruar edhe më shumë begative të Zotit. Në këtë mënyrë, zemra e myslimanit është e përgatitur për të hyrë në atmosferën e adhurimit, për ta pastruar shpirtin përmes agjërimit, namazit, sakrificës dhe dhembshurisë për të varfrit dhe nevojtarët, për ta arritur kështu devotshmërinë dhe për të reflektuar mbi mësimet e fesë”, tha ai.
“Besimtarët e mirëpresin muajin Ramazan për ta rikthyer pastërtinë e zemrave, shkëlqimin e shpirtrave dhe kthjelltësinë e ndërgjegjes. Zoti i Plotfuqishëm na ka bekuar me një muaj kaq ë madh, pra ka ardhur koha e agjërimit të këtij muaji, i cili sjellë vetëm ndërgjegjësim, devotshmëri, dhe sakrificë, e këto burojnë nga thellësia dhe pastërtia e besimit në Zotin Një dhe të Vetëm.
Zoti i Madhëruar thotë: “Muaji Ramazan, është ai (muaj) në të cilin u zbrit Kurani…”
Muaj që Zoti e ka veçuar me shumë virtyte dhe mirësi të mëdha, me cilësi të larta morale, e të cilat e shtyjnë besimtarin të bëjë vepra të mira dhe të largohet nga veprat e liga. Është muaj në të cilin zbret mëshira e pafund e Zotit të Madhërishëm, falen mëkatet dhe veprat e këqija, hapen dyert e Xhenetit dhe mbyllen dyer e Xhehenemit. Si mund të mos i gëzohemi këtij muaji, kur brenda tij e kemi Natën e Kadrit, në të cilën natë Zoti zbriti Kuranin”.
Me rastin e fillimit të këtij muaji të bekuar, Tërnava tha “këshilloj vëllezërit dhe motrat e mi kudo që janë që të kenë frikë nga Zoti i Madhëruar, të garojnë në vepra të mira, të urdhërojnë njëri-tjetrin për të bërë mirë, të jenë të durueshëm ta ruajnë unitetin e të mos përçahen, të bashkëpunojnë në mirësi, urtësi dhe devotshmëri, si dhe të ruhen nga të gjitha ato mëkate që Zoti i ka ndaluar. Kjo ngase Ramazani është një muaj madhështor, muaj në të cilin shumëfishohen veprat e mira dhe falen mëkatet për ata që agjërojnë dhe falin namazin me besim dhe devotshmëri, duke kërkuar kështu shpërblimin për punët e tyre.
Agjërimi ka shumë dobi dhe urtësi. Duke e bërë agjërimin në formën më të mirë, besimtari e fisnikëron moralin, durimin, bujarinë dhe përpjekjet në atë që e kënaq Zotin.
Muaji Ramazan është një mundësi që vjen vetëm një herë në vit, andaj ta shfrytëzojmë këtë mundësi dhe të përfitojmë prej tij, sikur të jetë Ramazani i fundit që do ta përjetojmë.
Urime, shëndet dhe mbarësi për të gjithë besimtarët kudo që janë! Agjërim të lehtë dhe të pranuar te Zoti!”, u shpreh myftiu Tërnava. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kurti bën homazhe në Krushë të Madhe: Çmimi i lirisë ishte i madh

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, Mucunski në takim me disa politikanë në Forumim Diplomatik Antalia

Fushata zgjedhore, “beteja” zhvendoset në Itali – Rama dhe Berisha 100 kilometra larg njëri-tjetrit

"Po harroni turqishten”, Erdogan batuta me Osmanin - presidentja i përgjigjet në turqisht “më duhet të praktikoj me ju”

Gjermania mbyll gjysmën e derës për punëtorët nga Kosova dhe rajoni

Zgjerimi i diplomacisë – Osmani takon ministrat e jashtëm të gjashtë shteteve nga Afrika dhe Lindja e Mesme

Rrëfimi që thyen tabutë - një burrë do flas për herë të parë për dhunën seksuale të përjetuar në luftë

Në “burgun” e Gjadrit, ç’ndodhi në natën e parë të emigrantëve që erdhën nga Italia me pranga në duar

A e ka arritur LVV-ja numrin prej 61 deputetëve për formimin e qeverisë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Shkencëtarët parashikuan kolapsin e shoqërisë në 2040 - deri më tani paralajmërimet po jetësohen

Mikel Arteta paralajmëron mungesën e yllit të Arsenalit në sfidën ndaj Real Madridit

Granit Xhaka mbështet Gjestin: "Finalist" – Komenti i futbollistit bën bujë në rrjet

MPB po shqyrton mundësinë e kompensimit të orëve shtesë për ushtarët, policët... me ditë pushimi

Sensacioni i La Masias po largohet nga Barcelona, dy gjigantët evropianë e duan atë

"Mos ma ço zërin" - përplasje e fortë verbale mes Laertit dhe Gjestit në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania 4