LAJMI I FUNDIT:

Tërnava: Ruajeni karakterin festiv të Bajramit, por shmangni vizitat te familjarët për festë

Tërnava: Ruajeni karakterin festiv të Bajramit, por shmangni vizitat te familjarët për festë

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në mesazhin e Fitër Bajramit tha se myslimanët mbyllin agjërimin e muajit madhështor të ramazanit, duke theksuar se ky muaj është një ndër themelet e besimit islam.

Tërnava u bëri thirrje besimtarëve, që të durojnë në këtë kohë pandemie pasi po privohen nga shumë nga rite të festës, duke thënë se durimi është virtyti më i mirë që mëson Ramazani


“Nesër kemi festë, festë e cila vije pas përfundimit tëmuajit të agjërimit- ramazanit, shkaku ipandemisë nuk do kemi mundësi që të falim namazin e Bajramit, andaj  ju ftoj  te gjithëve që të ruani karakterin festiv të bajramit  në shtëpitë tuaja me familje, pranë të dashurve tuaj. Ju porosis që të shmangni vizitat tradicionale që bëhen për Bajram, sepse rreziku nga pandemia nuk ka kaluar ende, ndërsa  ne me veprimet tona dhe disiplinën tonë mund tëbëjmë që ky virus  të dobësohet dhe  sa më parë tëshpallim fitoren ndaj kësaj pandemie”, ka thënë myftiu Ternava.

Ai tha se muaji i shenjtë i Ramazanit për të gjithë besimtarët e botës ishte më i veçantë, për shkak se e gjithë bota siç tha ai tash e një kohë po përballet me virusin  COVID-19 që tashmë është në shkallë të pandemisë globale.

Më poshtë lexojeni mesazhin e plotë të Myftiut Naim Ternava:

Me emrin e Zotit Mëshiruesit Mëshirëplotë

Falënderimi i takon Zotit të botëve , Atë e madhëron çfarë ka në tokë e çfarë ka në qiej Ai është I Gjithëpushtetshmi, Apsoluti.

Salatet e selamet tona ia dërgojmë më të mirit të njerëzisë Muhamed Mustafasë, familjes së tij të pastër dhe shokëve të tij besnik.

Të dashur besimtarë, të nderuar qytetarë të Kosovës

Vëllezër e motra

Sonte, në vaktin e iftarit besimtarët mysliman mbyllin agjërimin e muajit të madhëruar të ramazanit, një ndër themelet e besimit islam, i cili kryhet nga besimtarët vetëm për  Krijuesin e gjithësisë.

Agjërimi si ibadet në vetë ngërthen  vlera të shumta, përmes së cilave besimtarët arrijnë kënaqësinë e Krijuesit, ndaj të cilit me sakrificë dhe me devocion unik shprehim përkushtimin e dashurinë ndaj Zotit.

Po ashtu agjërimi i muajit të madhëruar të ramazanit e bënë besimtarin më të kujdesshëm e më të ndjeshëm  ndaj familjes, farefisit rrethit e shoqërisë, pra e bënë më të dashur, më të urtë e më human.

Misioni i agjërimit është të disiplinoj e fisnikëroj njeriun e komunitetin, ta ringjallë shpirtëroren përballë materiales, të mirën kundër të keqes, humanen e solidaren kundër egos e koprracisë, ndjesinë e përgjegjësisë ndaj papërgjegjësisë e kështu me radhë,  vlera  këto që i japin kuptim e substance misionit të njeriut në këtë botë.

Ne gjatë gjithë muajit të ramazanit, të cilin po e përcjellim sot shtuam lutjet e ibadetet tona, ishim më afër mësimeve Kuranore, më afër porosive të Pejgamberit a.s. dhe më të ndjeshëm për ata që kanë nevojë për ndihmën e përkrahjen tonë.

Me një fjalë, edhe ne manifestuam përkushtimin e besimin në Zotin Një, gatishmërinë tonë  për falje dhe fuqinë tonë për bamirësi e solidaritet.

Agjërimi i muajit të madhëruar të ramazanit kërkon përkushtim, sakrificë, disiplinë, rregull  e qetësi – parime këto që e veçojnë këtë ibadet e këtë muaj.

Vëllezër e motra!

Ky Ramazan për ne si edhe për të gjithë besimtarët e botës qe më i veçantë, ngase siç dihet tash e një kohë po përballemi me virusin  Covid-19 që tashmë është në shkallë të pandemisë globale.

Për shkak të pandemisë ne myslimanët jemi privuar nga namazet në xhami, kështu që gjatë ramazanit përveç namazeve tjera na ka munguar edhe namazi i teravisë, na kanë munguar vizitat e iftaret te njëri tjetri që gjithashtu janë prej nimeteve të këtij muaji, mirëpo ne me qëllim të ruajtjes së shëndetit tonë dhe mbrojtjes së jetëve të njerëzve tanë,  të gjitha ibadetet e lutjet e nevojshme i  kemi kryer në ambientet tona familjare dhe kemi shndërruar shtëpitë tona ne xhami.

Kujdesin për shëndetin publik e kemi urdhër nga i madhi Zot dhe nga porositë e Pejgamberit tonë të dashur Muhamed Mustafasë a.s. si dhe nga mësimet dhe praktikat e mjekëvete hershëm myslimanë.

Sipas njohësve të fushës, pandemia po shkon drejt fundit, mirëpo virusi është ende i pranishëm në mesin tonë, andaj na duhet edhe pak durim, edhe pak disiplinë e rregull që të dalim me sa më pak pasoja nga virusi nëfjalë.

Nëse kemi kuptuar drejt dhe kemi përvetësuar mësimet e virtytet që jep agjërimi për besimtarët, atëherë duhet tëjemi të  durueshëm ngase agjërimi është simbol i durimit e qëndrueshmërisë, andaj  na duhet  durim se vërtetë  durimi, rendi e rregulli janë parime të fesë sonë.

Populli ynë në vazhdimësi ka ditur që të rreshtohet drejtë, gjithherë ka manifestuar kulturë të lartë të përgjegjësisë, qoftë si individ po edhe si shoqëri.

Kjo më së miri u dëshmua edhe tani me rastin e pandemisë, ku me zbatimin  dhe aplikimin e udhëzimeve profesionale nga kompetentët, vërtetë treguam kulturë të lartë e përgjegjësi qytetare, dhe kështu  kemi arritur  të përballojmë mirë pandeminë që rrezikon shëndetin publik.

Vëllezër e motra

Ne nesër kemi festë, festë e cila vije pas përfundimit të muajit të agjërimit- ramazanit, shkaku i pandemisë nuk do kemi mundësi që të falim namazin e bajramit, andaj  ju ftoj  te gjithëve që të ruani karakterin festiv të bajramit  në shtëpitë tuaja me familje, pranë të dashurve tuaj.

Ju porosis që të shmangni vizitat tradicionale që bëhen për Bajram, sepse rreziku nga pandemia nuk ka kaluar ende, ndërsa  ne me veprimet tona dhe disiplinën tonë mund tëbëjmë që ky virus  të dobësohet dhe  sa më parë të shpallim fitoren ndaj kësaj pandemie.

Duke lutur Zotin që të ketë pranuar agjërimin, lutjet, ibadetete punët tona të mira, kudo që jeni ju përgëzoj e ju uroj të gjithëve  Festën e fitër bajramit. Me hajr e me të mira  na qoftë fitër Bajrami”.

Pas tridhjetë ditë agjërimi, nesër besimtarët myslimanë gjithandej botës festojnë Fitër Bajramin, ceremonia e festimit të kësaj feste myslimane fillon me faljen e namazit të mëngjesit.

Në vendin tonë, si zakonisht manifestimi qendror është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, por këtë vit për shkak të masave kundër pandemisë, xhamitë do të jenë të mbyllura.

Duke bërë që shumë myslimanë në botë të kenë të pamundur ta shënojnë këtë festë, sipas traditave të zakonshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori