LAJMI I FUNDIT:

Tërmkolli i reagon Hysenit: Servili i Hashimit e paska kritiku servilin e Albinit për servilizëm

Tërmkolli i reagon Hysenit: Servili i Hashimit e paska kritiku servilin e Albinit për servilizëm

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli i ka reaguar ish-koordinatorit Shtetëror për Dialog, Skender Hyseni i cili kritikoi Qeverinë e Kosovës dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku për qasjen e tyre në çështjen e referendumit të Serbisë në Kosovë.

“Servili i Hashimit e paska kritiku servilin e Albinit për servilizëm! Filozofi e randë kjo”, shkruan shkurt Tërmkolli, duke iu referuar deklaratës së Hyseni.

Hyseni gjatë ditës e ka quajtur qyqarllëk të Kurtit e Osmanit rezolutën e miratuar lidhur me referendumin në Serbi.

Rezoluta për referendumin e Serbisë, Hyseni: Qyqarllëk i Kurtit e Osmanit- Abdixhiku u tregua servil dhe hipokrit
Lexo po ashtu Rezoluta për referendumin e Serbisë, Hyseni: Qyqarllëk i Kurtit e Osmanit- Abdixhiku u tregua servil dhe hipokrit

Hyseni i ka quajtur strucë Kurtin e Osmanin, duke thënë se të dy e çuan në Kuvend këtë iniciatëve për ta hequr përgjegjësinë nga vetja.

Ai nuk ka kursyer edhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun për të cilin tha se është servil dhe hipokrit politik dhe aleat i Kurtit e Osmanit. /Telegrafi/