Kamerat e sigurisë të instaluara brenda një lokali të natës në Rusi, kanë filmuar një rrahje masive, ku një burrë ka arritur i vetëm t'i rrah hiq më pak se shtatë meshkuj.

Incidenti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të dielës në një klub nate në pjesën jugore të Moskës, transmeton Telegrafi.


Në videon e publikuar më poshtë, dy prej viktimave janë dërguar me urgjencë në spital, ku një 23-vjeçari i është qarë kafka, kurse një 20-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda në fytyrë.

Sipas mediave ruse, sulmuese nëse shpallet fajtor rrezikon të dënohet me 7 vite burgim. /Telegrafi/