LAJMI I FUNDIT:

Terminali në Merdar i kthehet shtetit, Murati tregon pse nuk ia vazhduan licencën

Terminali në Merdar i kthehet shtetit, Murati tregon pse nuk ia vazhduan licencën

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, njoftoi se terminalit doganor “Diana Sh.P.K.” në Podujevë nuk i është vazhduar licenca.

Në seancën e sotme të Kuvendit, Murati tha se terminalit të cilit i ka skaduar licenca më 18 qershor të këtij viti, nuk do t’i vazhdohet më leja për operim.


Këtë deklaratë ai e dha pas pyetjes që i bëri deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Floretë Zejnullahu.

“Është hera e tretë që e ngris këtë çështje që ka të bëjë me mbylljen e Terminalit Doganor në Podujevë. 60 punëtorë të këtij terminali kanë mbetur rrugëve e qindra biznese po detyrohen që të drejtohen në Prishtinë për t’i kryer procedurat e doganimit. Pse është mbyllur ky terminal ministër dhe kur do të hapet përsëri? Pse kjo mbyllje është bërë pa garantuar zgjidhje për bizneset llapiane?”, pyeti deputetja Zejnullahu.

E në replikën e tij Murati deklaroi se nuk ka asnjë vendim për mbyllje të këtij terminali, por bëhet fjalë për revokim të licencës.

Sipas Muratit, licenca nuk është vazhduar pasi terminali ka qenë në pronësi private dhe me mosvazhdim të licencës po përmbushet zotimi që terminalet t’i kthehen shtetit.

“Më lejoni të ju njoftoj që nuk ka ndonjë vendim për mbyllje, në fakt ka skaduar licencave që iu është dhënë terminalit. Në fakt licenca i është dhënë në vitin 2017, validitetin e ka pasur deri më 18 qershor 2022. Ka skaduar licenca dhe ne si qeveri e kemi pasur edhe premtim elektoral edhe në program qeverisës që terminalet doganore dhe terminalet e mallrave do t’i zëvendësojmë në terminale shtetërorë”, u shpreh ministri para deputetëve.

Ai tutje u kërkoi falje bizneseve të cilave do t’u duhet të udhëtojnë në distanca më të largëta, por që ka premtuar që shumë shpejt ndërtohet terminali shtetëror. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori