LAJMI I FUNDIT:

Tërmeti i sotëm dridhi katër shtete ballkanike përfshi Maqedoninë

Tërmeti i sotëm dridhi katër shtete ballkanike përfshi Maqedoninë

Pas dridhjeve të tokës në juglindje të Maqedonisë, të njëjtat janë ndjerë edhe në veri dhe veriperëndim në mesditën e sotme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Raportohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Mal të Zi, respektivisht 64 kilometër në lindje të Podgoricës, me një fuqi prej 5,3 shkallë Rihter.

Dridhjet janë ndjerë fuqishëm edhe në Prishtinë, Tiranë, Shkup, por edhe në Tetovë. Nuk raportohet për dëme në ndonjërin nga rajonet ku është ndjerë tërmeti./Telegrafi/