LAJMI I FUNDIT:

Tërmeti në Shqipëri, Washington Post shkruan për lajmin e rremë që i nxori banorët e Tiranës në rrugë

Tërmeti në Shqipëri, Washington Post shkruan për lajmin e rremë që i nxori banorët e Tiranës në rrugë

Gazeta prestigjioze The Washington Post, ka shkruar lidhur me lajmin e rremë që i detyroi banorët e Tiranës të dalin në rrugë.

Sipas të përditshmes amerikane, njerëzit në kryeqytetin shqiptar në mbrëmjes së të dielës dolën jashtë banesave të tyre nga frika se në disa media online ishte raportuar për një tërmet më madhësi 6 shkallë Rihter.

“Policia shqiptare thotë se ka marrë në pyetje dy gazetarë me dyshimin se ata provokuan panik duke raportuar se një tërmet më i madh do të ndodh, pas tërmetit të kaluar që plagosi 105 njerëz dhe dëmtoi qindra ndërtesa. Njerëzit në Tiranë, dolën jashtë banesave të tyre pas raportimeve se një tërmet me madhësi prej 6 ballë do të ndodh para mesnatës”, shkruan Washington Post, përcjell Telegrafi.


Tirana në panik- banorët dalin në rrugë pas tërmetit të fuqishëm
Lexo po ashtu Tirana në panik- banorët dalin në rrugë pas tërmetit të fuqishëm

Lidhur me lajmin e rremë, ka reaguar dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili ka thënë se një idiot apo disa syresh së bashku, përhapën një lajm të rremë kriminal për ardhjen e një tërmeti shkatërrues dhe kallën mbrëmë panikun në shpirtin e shumëkujt prej qytetarëve të Shqipërisë.

“Jam thellësisht i revoltuar, që një idiot apo disa syresh së bashku, përhapën një fakenews kriminal për ardhjen e një tërmeti shkatërrues dhe kallën mbrëmë panikun në shpirtin e shumëkujt prej jush! Po njëkohësisht, jam thellësisht i keq ardhur, që shumë prej jush, ranë pre e asaj ligësie të pashoqe, të prodhuar e shpërndarë me shpejtësi, nga marrëzia e kujt verbërisht kërkon sherr, rrëmujë, kaos mundësisht, për arsyet e panjerëzishme të Mosarsyes”, ka shkruar Rama në Facebook.

Rama: Disa idiotë përhapën një fakenews kriminal për ardhjen e një tërmeti shkatërrues
Lexo po ashtu Rama: Disa idiotë përhapën një fakenews kriminal për ardhjen e një tërmeti shkatërrues

Ndryshe më 21 shtator një tërmet prej 5.8 ballësh ka goditur Tiranën dhe Durrësin, i cili, përveç dëmeve materiale ka shkaktuar edhe dhjetëra të lënduar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori