Një tërmet me magnitudë 6.0 tronditi banorët e Melburnit të mërkurën në mëngjes – duke përfshirë një skifter të rrallë, të tronditur nga një fole plot vezë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në një video nga një ndërtesë e qytetit ka kapur momentin kur ndodhi tërmeti, duke bërë që skifteri i frikësuar të hidhej nga foleja e tij.

Tërmeti ishte një nga më të fuqishmit të regjistruar në Australi dhe dëmtoi disa ndërtesa në qytetin e dytë më të madh të vendit, megjithëse nuk raportohet për të lënduar.

Pamje nga tërmeti më i fuqishëm i regjistruar në tokën e Victorias të Australisë Pamje nga tërmeti më i fuqishëm i regjistruar në tokën e Victorias të Australisë

Video u sigurua nga Mirvac Group, menaxher prone për ndërtesën 34-katëshe të njohur si Qendra Optus, e vendosur në rrugën Collins.

Disa skifterë mbarështues thuhet se qëndrojnë atje që nga viti 1991, sipas faqes së internetit të Mirvac për ndërtesën.

Shikuesit e shpendëve në mediat sociale thanë se besonin se skifteri i befasuar ishte një mashkull ndërkohë që një shkencëtar në BirdLife Australia i tha Reuters se si meshkujt ashtu edhe femrat inkubojnë vezë.

Një zog që besohet se ishte nëna u kthye në fole pak minuta pasi mbaroi dridhja, duke u “vendosur” mbi disa vezë që u shfaqën “të pashqetësuar nga dridhja”. /Telegrafi/