LAJMI I FUNDIT:

Tërmet i fuqishëm në Greqi

Tërmet i fuqishëm në Greqi

Një tërmet i fuqishëm ka ndodhur në brigjet e Greqisë me shkallë midis 5.9 Rihter dhe 6.4, derisa dridhjet thuhet se janë ndjerë deri në Turqi, Egjipt, Siri dhe Izrael.

Incidenti vjen vetëm një javë pas tërmetit të kaluar me madhësi prej 6.3 Rihter që ndodhi në Kretë.

Epiqendra e tërmetit besohet të jetë afër ishullit Dodekanez të Rodosit, transmeton Telegrafi.


Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare raportoi në Twitter këtë mëngjes se ky tërmet 6.4 u ndej në Detin Mesdhe Lindor, Greqi të jugut. /Telegrafi/