eksperti-banner

Janë lëshuar alarme për cunami dhe katër persona kanë vdekur pasi një tërmet me magnitudë 7.8 ballë goditi ishullin Mindanao në Filipine.

Agjencitë amerikane, indoneziane dhe filipinase publikuan paralajmërime dhe u thanë njerëzve të zhvendoseshin drejt vendeve me lartësi më të madhe mbidetare.


Ka pasur raportime për dëme në ndërtesa dhe një urë kyçe hyrëse në një qytet të madh jugor është prekur gjithashtu.

- YouTube www.youtube.com

Të paktën 15 persona janë vrarë dhe më shumë se 200 të tjerë janë lënduar deri më tani.

Qendra e Paralajmërimit për Cunami në Paqësor tha se në Filipine janë të mundshme valë deri në tre metra, ndërsa pjesët lindore të Malajzisë mund të përballen me dallgë deri në një metër.

Mindanao është ndër ishujt më jugorë të Filipineve dhe tërmeti ndodhi në një qytet me më shumë se 700,000 banorë.

Cunami më i madh i parë deri më tani në Filipine të hënën ka qenë 1.4 metra, sipas Phivolcs, agjencisë kombëtare të sizmologjisë.

Indonezia dhe Filipinet shtrihen në "unazën e zjarrit" të Paqësorit - një varg vullkanesh nënujore dhe vende me aktivitet sizmik në rritje.

Të dy vendet përjetojnë qindra tërmete çdo vit. /Telegrafi/