LAJMI I FUNDIT:

Tërhiqet avokati Hooper, Thaçi kërkon ta mbrojë avokati i ish-gjeneralit kroat Gotovina

Tërhiqet avokati Hooper, Thaçi kërkon ta mbrojë avokati i ish-gjeneralit kroat Gotovina

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka paraqitur kërkesë përpara gjyqtarit të Procedurës Paraprake në Gjykatën Speciale për të zëvendësuar avokatin e tij mbrojtës David Hooper.

Thaçi ka kërkuar që në vend të Hooper, atë ta mbrojë avokati Gregory W. Kehoe, i cili ka qenë avokat mbrojtës i  ish-gjeneralit kroat Ante Gotovina.


Kërkesa drejt gjyqtarit të procedurës paraprake nga Thaçi ishte dërguar më 18 maj, derisa në të njëjtën ditë Hooper kishte kërkuar që të aprovohet largimi i tij nga pozita e avokatit kryesor të Hashim Thaçit, transmetojnë mediat.

Kehoe ka konfirmuar se i është kërkuar një shërbim i tillë dhe se do ta pranojë të zëvendësojë Hooperin.

“Z. Kehoe konfirmoi për Zyrën e Mbrojtjes se ai ishte thirrur me një kërkesë për të përfaqësuar Z. Thaҫi dhe se ai do të pranonte emërimin. Z. Kehoe pranohet në Listën e Këshilltarit Specialist në përputhje me Seksionin 7 të Direktivës për Avokatin”, thuhet në dokument.

Gregory Kehoe ka qenë avokat edhe i gjeneralit kroat Ante Gotovina në vitin 2007 në Tribunalin Special për Ish-Jugosllavinë ku ai u shpall i pafajshëm.

Kehoe gjithashtu përfaqësoi gjeneralin Mohammed Hussein Ali përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve, gjë që çoi gjithashtu në një shkarkim të plotë për të gjitha akuzat.

Avokati Kehoe ka punuar për Departamentin e Drejtësisë të SHBA si prokuror për mbi 20 vjet me pozita në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Azi dhe Amerikën e Jugut.

Ndërsa shërbente si ndihmës i avokatit të SHBA, ai ishte përgjegjës për ndjekjen penale të një numri çështjesh të profilit të lartë që përfshinin institucionet financiare dhe akuzat e mashtrimit të korporatave, si dhe akuzat për raketim.

Kehoe gjithashtu ka drejtuar ekipin e avokatëve dhe hetuesve që këshilluan Tribunalin Special të Irakut, një gjykatë ad hoc e formuar për të ndjekur penalisht Saddam Hussein dhe anëtarët e ish-regjimit të tij.

Ish krerët e UÇK-së. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po akuzohen se si drejtues të UÇK-së kishin kryer krime kundër njerëzimit gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Për këto akuza ata po mbahen në paraburgim prej momentit kur ishin arrestuar në Kosovë.

Ata po akuzohen se ndërmjet marsit 1998 dhe shtatorit 1999 kishin kryer krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, duke arrestuar dhe ndaluar persona civilë në mënyrë të paligjshme, duke i trajtuar në mënyrë mizore, torturuar dhe zhdukur.

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori