LAJMI I FUNDIT:

Tërheqja e detit në Shqipëri, profesor Osman Metalla shpjegon fenomenin

Tërheqja e detit në Shqipëri, profesor Osman Metalla shpjegon fenomenin

Një fenomen i rrallë ka ndodhur ditët e fundit në bregdetin shqiptarë ku qytetarët kanë parë tërheqje të theksuar të detit në disa zona. Në bregdetin e Shëngjinit ky fenomen ka qenë më i dukshëm ku është raportuar se deti është tërhequr me rreth 20 metra.

Në një postim në Facebook, fenomeni është shpjeguar nga profesor Osman Metalla, Dekan i Fakultetit të Studimeve Profesionale dhe profesor në Departamentin e Shkencave Inxhinierike dhe Detarisë në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Metalla ka shpjeguar se fenomeni i tërheqjes së detit nuk është i rrallë, duke zbuluar se ai vetë ka parë një fenomen të tillë të ngjashëm në vitin 2018.

“Në fakt uljet dhe ngritjet periodike të nivelit të detit njihen me emërtimin batica dhe zbatica të cilat ndodhin në mënyrë periodike afro çdo 6 orë,” ka thënë Metalla.

Deti në Shëngjin tërhiqet 20 metra, specialistët nuk kanë ende përgjigje për fenomenin
Lexo po ashtu Deti në Shëngjin tërhiqet 20 metra, specialistët nuk kanë ende përgjigje për fenomenin

“Lëvizja e Hënës përreth Tokës bëhet në një kohë prej 24 orësh dhe 49 minitash, dhe njëkohësisht distanca e Hënës nga Toka nuk është gjithnjë e njëjtë. Në këtë moment që po shkruaj distanca e Hënës nga Toka është 227,326 milje dhe kjo distancë është e ndryshueshme (marre nga aplikacionet),” ka shtuar Metalla.

“Njëkohësisht edhe Dielli ka tërheqje gravitacionale. Në momentin kur Toka, Hëna dhe Dielli janë të rreshtuar fuqia e tyre gravitacionale rritet duke shkaktuar ato që njihen si baticat dhe zbaticat pranverore të cilat janë mjaft të dukshme si rasti i këtyre ditëve. Gjithsesi janë astronomët ata që duhet të na thonë diçka më shumë”, ka shpjeguar Metalla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori