LAJMI I FUNDIT:

“Teranga”

“Teranga”

Fata dhe Yankuba janë dy gambianë të rinj me ëndrra ambicioze e shumë trauma jetësore.

Për një jetë më të mirë, ata ikën nga diktatura dhe varfëria. U ndalën në Napoli të Italisë, ku u njohën me një tjetër lloje dhune: një klimë shkatërrimtare të racizmit dhe një sistem të keq të imigracionit.


Ikja e tyre e vetme nga torturat e reja psikologjike, që vijnë nga pritjet me vite të tëra për dokumente nëpër kampe të mbrapshta, është një klub i vogël në zemër të qytetit. Klubi i natës “Teranga” ofron një hapësirë të rrallë të sigurt për migrantët, për të takuar italianët e rinj, e ku duke vallëzuar e kënduar shmangin për pak kohën traumën kolektive të udhëtimeve të tyre për në Evropë dhe diskriminimit me të cilin përballen në Itali

Regjisor të dokumentari që mund ta shihni më poshtë, të përgatitur për ditoren “Guardian”, janë Sophia Seymour, Daisy Squires dhe Lou Marillier. /Telegrafi/