LAJMI I FUNDIT:

Tenton të vrasë drejtuesin e kombibusit, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar ka tentuar të vrasë me thikë drejtuesin e furgonit me të cilin udhëtonte.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kroi i Dojanit” në fshatin Bujan, ku Fatlind Vidrica, sipas policisë, duke udhëtuar se bashku me A.B, në mjetin e këtij të fundit, për motive të dobëta, ka tentuar ta vrasë duke e goditur me thikë në krah dhe dorë.

I dëmtuari A.B., 24 vjeç, nga Dojani, ndodhet në spitalin e Gjakovës, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika, që dyshohet se është përdorur nga autori.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Kalo në kategori