LAJMI I FUNDIT:

Tentojnë t’i ikin policisë, përmbyset makina e trafikantëve shqiptarë të drogës (Video)

Tentojnë t’i ikin policisë, përmbyset makina e trafikantëve shqiptarë të drogës (Video)

Përpjekja për t’i shpëtuar policisë ka përfunduar keq. Tre të rinj janë arrestuar nga policia e Shkodrës, ndërsa po transportonin një sasi lëndësh narkotike.

Gjatë operacionit të koduar “GOLD RUSH” në pranga kanë përfunduar: Bertjan Pepkola, 24 vjeç; Aldo Përleka, 22 vjeç dhe Xhulio Përleka, 23 vjeç.


Policia kishte marrë informacione për këtë lëvizje, ndaj u vunë në ndjekje në fshatin Zues, të një automjeti tip “Benz” me targë LE 7958 A, shkruajnë mediat shqiptare.

Makina drejtohej nga 23-vjeçari Xhulio Përleka, i cili në tentativë për t’i ikur policisë është aksidentuar. Makina ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Policia thotë se tre të rinjtë u transportuan në spitalin rajonal Shkodër, ku morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më pas u dërguan në paraburgim. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u gjet një sasi prej 8.5 kg kanabis.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori