LAJMI I FUNDIT:

Tentojnë të fusin pije alkoolike, parandalohen dy raste të kontrabandimit

Tentojnë të fusin pije alkoolike, parandalohen dy raste të kontrabandimit

Në kuadër të planit operacional të Task Forcës, në zonën kufitare ‘Lindje’, Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka bërë parandalimin e kontrabandimit me mallra.

Më datën 27.06.2023 rreth orës 00:25 në hyrje të fshatit Pasjan është ndaluar vetura Mercedes me targa të Serbisë, e drejtuar nga i dyshuari M. S., si dhe vetura tjetër po ashtu Mercedes me targa të Serbisë e drejtuar nga i dyshuari Z. I.


“Gjatë kontrollit tek vetura e parë janë gjetur dhe janë konfiskuar 35 arka x 20 shishe pije alkoolike, kurse tek vetura e dytë gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar gjithashtu 29 arka x 20 shishe pije alkoolike”, thuhet në njoftim.

Në konsultim me prokurorin kujdestar, malli i konfiskuar është përcjellë në terminalin doganor, ndërkaq rasti vazhdon të hetohet nga njësiti kompetent. /Telegrafi/