Tentoi t'ia vjedh portofolin gruas, qyteti i veshur me kostum vihet pas hajnit (Video)

19:"© Twitter/ElMengem
Një burrë i veshur me kostum është filmuar me telefon të mençur duke vrapuar pas hajnit të çantave në qendër të qytetit të Londrës, derisa ngjarja po ndodhte në mes të ditës.
Burri i veshur me këpucë elegante dhe kostum, filloi të vrapojë pas hajnit që tentoi t'ia vjedh portofolin një gruaje, transmeton Telegrafi.
Burri i veshur me kostum është identifikuar si Lewychino Kaioshin, të cilin pas disa sekondave vrapim arriti ta zë hajnin që po tmerronte qytetarët.
Ai madje është treguar i kujdesshëm që ta mbajë për dorë hajnit derisa në vendin e ngjarjes u shfaq policia, dhe këtë e ka konfirmuar autorja e videos e cila ka deklaruar se qytetarë të tillë si Kaioshin duhet të jenë shembull për të tjerët. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/05/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

















































