LAJMI I FUNDIT:

Tentoi të pengon besimtarët në kryerjen e një riti fetar, burri nga India rrahet deri në vdekje

Tentoi të pengon besimtarët në kryerjen e një riti fetar, burri nga India rrahet deri në vdekje

Një burrë është rrahur për vdekje në Indi, pasi tentoi të pengon besimtarët që të kryejnë një rit fetar që po transmetohej drejtpërdrejtë në televizion.

Burri i paidentifikuar kërceu rrethojën mbrojtëse dhe u fut në një hapësirë, që hindusët e konsiderojnë të shenjtë, transmeton Telegrafi.


Kamerat e sigurisë brenda tempullit kanë kapur momentin kur burri i veshur me të kaltër, kap një shpatë dhe tenton t’i pengojë besimtarët.

Megjithatë ata u treguan më të shkathët duke e kapur nga pas dhe tërhequr zvarrë – e disa prej tyre e grushtonin e shqelmonin.

Në një video tjetër ai shihet i ulur para besimtarëve, kurse pamjet që Daily Mail nuk i ka publikuar qëllimshëm, pretendohet se e shfaqin të ndjerin me duar të lidhura duke u grushtuar e shqelmuar deri në vdekje.

Në anën tjetër, policia në Indi ka bërë të ditur se po analizon pamjet e kamerave të sigurisë, me qëllim që të mbledh sa më shumë informata që çojnë në kryesit e veprës penale. /Telegrafi/