LAJMI I FUNDIT:

Nën kërcënimin e armës i grabisin mbi tre mijë euro në Graqanicë

Nën kërcënimin e armës i grabisin mbi tre mijë euro në Graqanicë
Foto: Ilustrim

Një person ka njoftuar se pesë persona të panjohur nën kërcënimin e armës i kanë grabitur rreth 3.218 euro.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 18:20, në Graqanicë.


Siç thuhet në raport, pesë të dyshuarit kanë ikur në drejtim të panjohur.

“Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se pesë persona të panjohur nën kërcënimin e armës i kanë grabitur rrethe 3218 euro dhe kanë ik në drejtim të panjohur. Në vend-ngjatje kanë dalë njësit përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport. /Telegrafi/